Flash News

KRYESORE

Emri/ PD: Miku i Edi Ramës dhe Blendi Klosit u lirua nga burgu

Partia Demokratike përmes deptuetit Enkelejd Alibeaj ka denoncuar lirimin nga burgu të një tjetër të ndaluari. Alibeaj tha se kreu i opozitës Basha e paralajëmroi që në tetor se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë.

“Një tjetër kriminel i rrezikshëm është jashtë dyerve të burgut. Durim Keçi, një nga peshqit e krimit, mik i Edi Ramës dhe Blendi Klosit, është liruar nga burgu. Me shumë gjasë, ai nuk do të ekstradohet në Itali, ku është dënuar për trafik drogë dhe prostitucioni. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e paralajëmroi që në tetor se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik kryeministrin Edi Rama dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje. Në tetor, Lulzim Basha bëri të njohur ekzistencën e tabulateve telefonike të Edi Ramës me Durrim Keçin, të cilit i garantoi mosekstradimin. Dhe kështu ndodhi. Reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelët si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm, që kërkohen për ekstradim në Itali”, u shpreh Alibeaj.

Më tej, deputeti tha solli në vëmendje disa nga vendimet e marra në gjyqësor që kur mazhoranca zgjodhi në krye të organit të akuzës kryeprokuroren e përkohshme.

“Që kur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me kushtetutën: Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë I lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku I drogës. Orest Sota u lirua nga burgu,megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e  Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin. Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit”, deklaroi Alibeaj.

 

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50