Flash News

KRYESORE

Federata Serbe kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit: Do protestojmë në FIFA

Federata Serbe kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit: Do

Federata Serbe e Futbollit ka njoftuar se do të protestojë në FIFA për disa prej ngjarje që ndodhën në ndeshjen e djeshme, të cilën Serbia e humbi me rezultatin 1-2, për shkak të golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Sekretari i Përgjithshëm i federatës serbe, Jovan Surbatovic ka deklaruar se “do të ankohen në FIFA për këpucët e Shaqirit, ku mban një flamur të Kosovës dhe për shfaqjen e disa flamujve të diskutueshëm gjatë ndeshjes”.

“Është rasti i këpucëve, i disa flamujve të diskutueshëm dhe festimit të dy golave të Zvicrës”, ka deklaruar Surbatovic.

Federata serbe do të protestojë në FIFA edhe për një penallti që ata pretendojnë se u është mohuar dhe që mund të përcaktonte fatin e ndeshjes me Zvicrën.

Të fundit