Flash News

KRYESORE

Fitoi prej VAR-it, Klopp i habit të gjithë me deklaratën e tij

Fitoi prej VAR-it, Klopp i habit të gjithë me deklaratën e tij

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, nuk do të pajtohet kurrë me sistemin VAr, pavarësisht se në fitoren e sotme 1-0 ndaj Wolves i ndihmoi shumë. Tekniku gjerman se ky sistem ka shumë probleme dhe duhet përmirësuar.

"Jemi në dhjetor dhe po vjen janari. Lojtarët presin për një kohë të gjatë për vendimin e VAR dhe nuk është gjë e mirë. Do të preferoja që gjyqtari të shkonte tek ekrani. Mendoj se kjo do të na ndihmonte. Ata i kanë ekranët dhe gjyqtarët nuk shkojnë dhe i shohin. Nuk e kuptoj! 

"Ishte një test i fortë për ne ndeshja ndaj Wolves. Ne luajtëm me kujdes u munduam të shfrytëzonim rastet që kishim. Pjesën e parë e dominuam ne ndeshjen, ndërsa ata nuk ishin aspak të kënaqur me vendimet e VAR-it. Ne nuk kemi të bëjmë me vendimet. Ata reaguan në 45 minutat e dyta ndërsa ne nuk ishim të freskët për të reaguar. Alisson donte të luanim shpejt, të nxiste skuadrën, por të tjerët nuk ishin gati. Futbolli është si jeta, ndonjerë je gati, ndërsa herë të tjera nuk je. Ishte betejë e fortë nga ana jonë", - tha Klopp.

Të fundit