Flash News

KRYESORE

Grimieri shqiptar, mëson burrin e moshuar të aplikojë ‘make-up’-in tek bashkëshortja e verbër

'Make-up' artisti me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, ka arritur një sukses të madh në mbarë botën dhe cilësohet si një ndër më të mirët në fushën e tij.

Mario në shtete të ndryshme të botës realizon disa ‘masterclass’, ku njerëz të thjeshtë mund të mësojnë disa teknika profesioniste ‘make-up’-i.

Në njërën prej tyre Mario ka ndihmuar një çift të moshuarish nga Irlanda.

“Disa muaj më parë dëgjova historinë e Des dhe Mona, një çift nga Irlanda. Mona filloi të humbiste shikimin e saj dhe bashkëshorti Des filloi të merrte disa leksione në Irlandë për të mësuar si të aplikonte ‘make-up’-in për gruan e tij. Telefonova menaxheren time dhe i thashë se dëshiroja të ftoja Des dhe Monën në ‘masterclass’ dhe duhej ta realizonim këtë gjë. Zemra ime ndihet plot duke parë ata të dy përpara meje”, ka shkruar Mario në ‘Instagram’.

Kjo histori ka prekur një pjesë shumë të madhe të publikut irlandez disa muaj më parë.

Të fundit