Flash News

KRYESORE

Hapet spitali “COVID 2”, e reja e infektuar nga koronavirusi del me sukses nga operacioni

Hapet spitali “COVID 2”, e reja e infektuar nga koronavirusi del me

Me anë të një video-mesazhi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se prej të dielës është hapur dhe Spitali COVID 2, Senatoriumi. Manastirliu u shpreh se në këtë spetal u paraqit pacientja e parë, një vajzë e re e prekur nga koronavirusi, e cila gjithashtu pati dhe një operacion që doli me sukses, njoftoi ministrja. “Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu.

Ndërkohë, pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, sipas ministres, janë transferuar në Elbasan me qëllim që ambientet e senatoriumit të jenë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi. Ndërkohë Manasitrliu tha se qytetarët do të informohen me korrektësi. “Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu.

Shqipëria ka shënuar 212 raste të personave të infektuar me COVID-19, që prej datës 9 mars kur u zbuluan dy rastet e para në Shqipëri. deri më tani kanë humbur jetën 10 persona për shkak të koronavirusit, ndërsa 40 pacientë janë shëruar. Qeveria ka marrë masa të ashpra për lëvizjen e qytetarëve, duke shpallur gjendjen e “fatkeqësisë natyrore”, ku qytetarëve u privohen disa liri dhe të drejta themelore kushtetuese.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/243241656812953/

Të fundit