Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Henry Kisinger: Koronavirusi do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror. Çfarë duhet të bëjë Amerika
HENRY A. KISINGER
Atmosfera sureale e pandemisë Covid-19 sjell në mendje ndjesitë që kam patur si djalosh në Divizionin 84 të Këmbësorisë gjatë betejës së Bulgës. Edhe tani, si në fund të 1944-s, ndjehet prania e një rreziku të paqartë, i drejtuar jo kah një person i caktuar, por që godet rastësisht dhe me forcë shkatërruese. Por ka një ndryshim të rëndësishëm ndërmjet asaj kohe të largët dhe tonës. Qëndresa amerikane e asokohe ishte e përforcuar nga një qëllim kombëtar final. Tani në një vend me ndasi, nevojitet një qeveri eficente dhe largpamëse për të tejkaluar pengesat e paprecedenta në magnitudë dhe shtrirje globale. Ruajtja e besimit të publikut është thelbësor për solidaritetin social, për lidhjen e shoqërive me njëra-tjetrën dhe për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Kombet bëhen bashkë dhe lulëzojnë mbi besimin se institucionet e tyre mund ta parashikojnë katastrofën, ta ndalojnë shtrirjen e saj dhe të rikthejnë stabilitetin. Kur pandemia të ketë shkuar instituconet e shumë vendeve do të shihen si dështake. Nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë ka pak rëndësi. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas koronavirusit. Të debatosh tani për të shkuarën vetëm sa e vështirëson bërjen e gjësë së duhur.
Koronavirusi ka goditur me forcë dhe egërsi të pashoqe. Shpërhapja e tij është eksponenciale: rastet në Amerikë po dyfishohen krye pesë ditësh. Deri më tani nuk ka një kurë. Pajisjet mjekësore janë të pamjaftueshme për ritmin e baticës së të infektuarve. Njësitë e kujdesit intensiv janë në zgrip. Testimet janë të pamjaftueshme përballë detyrës së identifikimit të infeksionit, lëre pastaj parandalimin e përhapjes. Një vaksinë e suksesshme mund të jetë 12 deri në 18 muaj larg.
Administrata amerikane ka bërë një punë të mirë në shmangien e katastrofës akute. Prova përfundimtare do të jetë nëse virusi mund të ndalohet dhe më pas të tkurret në një mënyrë dhe shkallë që e ruan konfidencën e publikut në aftësinë e Amerikës për të qeverisur veten. Përpjekja anti-krizë, sado e gjerë dhe e nevojshme, nuk duhet t’i marrë frymën detyrës urgjente të hapjes së një nisme paralele për tranzicionin drejt rendit post-koronavirus.
Udhëheqësit po i përgjigjen krizës kryesisht në baza kombëtare, por efektet shoqëri-brejtëse të virusit nuk njohin kufij. Ndërkohë që sulmi mbi shëndetin njerëzor-me shpresë- do të jetë i përkohshëm dëmi politik dhe ekonomik që ka shkaktuar, mund të zgjasë për breza. Asnjë vend, madje as Amerika, nuk mundet që, në një përpjekje thjesht kombëtare ta kapërcejë virusin. Nevojat e momentit dhe adresimi i tyre duhet që të bashkohet me vizon dhe programe bashkëpunimi global. Nëse nuk i bëjmë të dyja njëkohësisht ne do të përballemi me më të keqen e secilës.
Duke nxjerrë mësime nga zhvillimi i Planit Marshall dhe Projektit Manhattan, ShBA është e kushtëzuar të ndërmarrë përpjekje madhore në tre drejtime. Së pari, të mbështesë një përpjekje globale ndaj pandemisë. Triumfet e shkencës mjekësore, si vaksina e polios dhe zhdukja e lisë, na ka vënë në rehati të rrrzikshme. Na duhet të zhvillojmë teknika të reja përme inteligjencës artificiale për kontrollin e infeksioneve dhe të vaksionojmë sa më shumë popullatë. Qytete, shtete dhe rajonet duhet të përgatiten vazhdimisht për të mbrojtur njerëzit nga pandemitë nëpërmjet rezervave, planifikimeve të përbashkëta dhe eksplorimeve të kufijve të shkencës.
Së dyti, përpjekje për të shëruar plagët e ekonomisë botërore. Udhëheqësit botërorë kanë nxjerrë leksione të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza ekonomike e tashme është më komplekse: kontraktimi i shkaktuar nga koronavirusi, me shpejtësine dhe shkallëzimin global, është si asnjë tjetër në histori. Masat e nevojshme të shëndetit publik, si distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtrëngesat ekonomike. Programet duhet që gjithashtu të kenë parasysh përmirësimin dhe zbutjen efekteve të kaosit të pritshëm ndaj popullatave më delikate të globit.
Së treti, ruajtja e parimeve të rendit botëror liberal. Legjenda themeluese e qeverisë moderne është një qytet i gardhuar mbrojtur nga sundues të fuqishëm, ndonjëherë despotikë, herë të tjera benevolent, megjithatë përherë mjaftueshëm i fuqishëm për të mbrojtur njerëzit nga armiku i jashtëm. Mendimtarët iluministë e ripërkufizuan këtë koncept duke argumenetuar se qëllimi i shtetit legjitim është t’u shërbejë nevojave themelore të njerëzve: sigurinë, rendin, mirëqenien ekonomike dhe drejtësinë. Individët nuk mund t’i sigurojnë këto gjëra më vete. Pandemia ka risjellë një anakronizëm, një rikthim të qytetit të gardhuar në një epokë kur prosperiteti varet te tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve.
Demokracitë e botës duhet te mbrojnë dhe mbështesin vlerat e tyre iluministe. Një tërheqje globale nga parimi i balancimit të pushtetit me legjitimitetin do të shkaktojë shpërbërjen e kontratës sociale, si nacionale ashtu dhe internacionale. Prapëseprapë kjo çështje mileniale, e legjitimitetit dhe pushtetit, nuk mund të zgjidhet në të njëjtën kohë me përpjekjen për të mundur murtajën e Covid-19. Përmbajtja është e rëndësishme në të gjithë krahët-si në politikën e brendshme dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Duhen qartësuar prioritetet.
Kemi kaluar nga beteja e Bulgës në një botë me prosperitet në rritje dhe dinjitet njerëzor të përmirësuar. Tani jetojmë në një periudhë epokale. Sfida historike për udhëheqësit është menaxhimi i krizës ndërkohë që ndërtojnë të ardhmen. Dështimi mund ta hedhë botën në zjarr.
*Henry Kissinger ka qenë Sekretar Shteti dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare në presidencat e Nixon-it dhe Ford-it.
**Marrë nga The Wall Street Journal. Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38