Flash News

KRYESORE

Humbi të vëllanë në aksident, Braçe ngushëllon Blerina Gjylametin: Mike, bëhu e fortë; Është tmerr e rëndë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ngushëlluar me fjalë prekëse deputeten e PS, Blerina Gjylametin, e cila mbrëmjen e së shtunës humbi vëllanë e saj në një aksident automobilistik në tunelin Tiranë-Elbasan.

Makina e tij u përplas me një kamion dhe më pas u përfshi në flakë, duke i shkaktuar Elton Maçollit vdekjen e menjëhershme.

Braçe, me një postim në rrjetet sociale i kërkon koleges së tij të bëhet e fortë edhe për prindërit, pasi një vit më parë humbën edhe vajzën e madhe, motrën e deputetes nga një sëmundje e rëndë.

“Blerinë, mike; Bëhu e fortë! E di, është tmerr e rëndë, një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell, kaq të rinj e familje te lumtura, por duhet te qëndrosh e fortë!”, shkruan zv.kryeministri.

Të fundit