Flash News

KRYESORE

Interi ngec në Firenze, Benzema shpëton Realin nga turpi

Interi ngec në Firenze, Benzema shpëton Realin nga turpi

Për thuajse gjithë ndeshjen me Fiorentinën, sonte Interi ishte në festë dhe me tri pikë diferencë nga Juventusi ndjekës, por në fund ndodhi e papritura. Violët barazuan 1-1 zikaltrit, të cilët gjithsesi pozicionohen të parët në tabelën e renditjes së kampionatit italian, por vetëm golaverazhi i ndan nga "Zonja e vjetër".

Dy golat e ndeshjes u shënuan nga Valero (për Interin) në të 6' dhe nga Vlahovic (për vendësit) në sekondat e fundit të kohës shtesë. Duhet përmendur edhe një gol nga Lautaro Martinez, por që për fatin e tij të keq u anulua nga VAR.

Në ndeshjen tjetër të darkës, Valencia-Real Madrid, rezultati ishte i njëjtë, por me një fund nga krahu tjetër. Nëse në Serie A ndodhi që skuadra më e vogël barazoi në fund, në Spanjë ishin "Los Blancos" ata të cilët u desh të prisnin 95 minuta për të shënuar golin e barazimit. Benzema shpëtoi madrilenët nga turpi, sepse një humbje me Valencian do të ishte e tmerrshme për trajnerin Zidane (jo se barazimi është ndonjë rezultat që nuk prish punë në pozitat e tij dhe të skuadrës).

Të fundit