Flash News

KRYESORE

Intervista për Politikon/ Valter Glos: Pesë orët e mia në protestë dhe çfarë më tha Basha para saj

Intervista për Politikon/ Valter Glos: Pesë orët e mia në

Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Valter Glos, në një intervistë për emisionin Politikon të gazetarit, Alfred Lela, në Politiko.al, ka folur për zhvillimet në Tiranë dhe për protestën e opozitës të zhvilluar poshtë zyrës së tij te Kullat Binjake. Glos thotë se e ka ndjekur për pesë orë protestën e opozitës nga ballkoni i zyrës dhe se ka ende probleme me zërin dhe me sytë nga lotsjellës i hedhur nga Policia në drejtimi të protestuesve, helmet e të cilit kanë mbërritur deri në katin 11 ku ndodhen zyrat e KAS.

Gjermani i fondacionit të partisë së Merkelit, CDU, kujton bisedat me Lulzim Bashën para së shtunës dhe merakun e liderit të opozitës që protesta të ishte paqësore.

I pyetur nga Politiko për gjërat që i kanë bërë më shumë përshtypje, Glos thotë se nga vëzhgimet "pashë se si erdhi një re tymi nga taraca e KM dhe shashkat që u hodhën, si dhe boshllëku që u krijua në radhët e Policisë, si nje ftesë për të hyrë në selin e KM".

Ai flet edhe për vendimin e opozitës për të djegur mandatet të cilin e quan të gabuar.

Sa i takon çeljes së negociatave të BE me Shqipërinë, ai i mëshon një ideje të hedhur edhe më parë se ato duhen shtyrë për në shtator, sa kohë që në qershor janë zgjedhjet lokale dhe ato nuk duhen ndikuar nëse lajmi për çeljen e negociatave është pozitiv.

Glos është në fund të mandatit dhe thotë se prej tre vjetësh që prej kur ndodhet në Shqipëri ka parë një vend të përfshirë në krizë politike permanente.

Politiko.al

Të fundit