Flash News

KRYESORE

Inxhinierja Bozo apel qytetarëve: Nëse shtëpitë nuk janë të dëmtuara, flini rehat

Inxhinierja Bozo apel qytetarëve: Nëse shtëpitë nuk

Inxhinierja Luljeta Bozo këshillon qytetarët që të kthehen në banesa e të flenë të qetë, sepse tërmeti që ra sot në orën 21:15 me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter është pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit. Por ajo kërkoi nga banorët të cilët i kanë banesat e dëmtuara, që të mos qëndrojnë aty.

"Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë. Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë nuk kanë pse të rrinë brenda. Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda nuk duhet rrezikuar", tha Bozo më Ora news, duke shtuar “Ne si inxhinierë nuk e llogarisim fare. Kështu që nuk është një energjie e tillë që shkakton dëm të strukturës. Kuptohet kur ndërton sipas rregullave. Për mua ata që i kanë shtëpitë në rregull të flenë rehat".

Të fundit