Flash News

KRYESORE

Isa Sakja emri zyrtar nga PD-ja për kandidat të bashkisë Kavajë

Isa Sakja emri zyrtar nga PD-ja për kandidat të bashkisë

Kreu i Partisë Demokratike në Kavajë, Isa Sakja do të jetë emri i cili PD ka zgjedhur të vendosë në listën për zgjedhjen e  kryetarit të  bashkisë Kavajë.

Kujtojmë se më parë Sakja ka mbështetur vendimin e kreut të opozitës për bllokimin e zgjedhjeve që do të mbaheshin në 18 qershor.

Sakja ka mohuar zërat në atë kohë  për skenarë të opozitës për të desbilizuar Kavajën në ditën e zgjedhjeve duke ripërsëritur qëndrimin e kryetarit Basha se në 7 maj në Kavajë do të mbahej vetëm një tubim paqësor me shumë të ardhur nga rrethet.

“Zgjedhje në Kavajë do këtë vetëm pas konsesusit politik. Këtu nuk ka patur asnjë skenar dhune, pasi ne jemi qytetarë dhe e e duam Kavajën”-ka thënë ai.

Të fundit