Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i PS "leksion" politikanëve dhe opinionistëve: Vendin e Gjykatës Kushtetuese nuk e zë dot Palmer

Ish-ministri i PS "leksion" politikanëve dhe opinionistëve:

Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi u ka drejtuar një “leksion të hapur” siç e cilëson ai, politikanëve dhe opinionistëve, sa i takon krizës aktuale në vend.

Sipas Sherifit, ky sistem politik duhet të funksionojë vetëm mbi normat juridike kushtetuese. Sipas tij, për sa kohë nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, nuk mund të funksionojë shteti i së drejtës.

“Vendin e saj nuk mund ta zëre as Palmer, as partia në pushtet, as kryeministri. Çdo tentativë për të gjetur një zgjidhje ligjore është marrëzi, padituri. Paligjshmëria prodhon një tjetër paligjshmëri. Zgjidhja do të jetë vetëm politike”, paralajmëron ish ministri.

Statusi:

Leksioni eshte per ata qe duan te merren me politik, per politikanet dhe opinion kerkuesit dhe opinion beresit. Sepse ketu nuk njeh qeni te zone. Te paditurit japin orientime si te zgjidhet kriza, duke levduar e adhuruar krijuesit e krizes.

Ky sistem politik duhet te funksionoj vetem mbi normat juridike kushtetutese dhe normat ligjore e nenligjore te cilat jane te detyrueshme per tu zbatuar nga pushtet e shtetit dhe Institucionet e shtetit.

Nese duhet te flisja me terminologjine e filozofise te se drejtes, do te thoja, se duhet te respektohet Piramida e Hans Kelzenit. Ky filozof i madh austriak me 1920 hartoi edhe kapitullin per krijimin e Gjykatës Kushtetutese dhe ishte edhe kryetari i Gjykates Kushtetutese te ish Perandorise Austro-Hungarise.

Per sa kohe ne Shqiperi nuk ka Gjykate Kushtetutese, nuk mund te funksionoj shteti i se drejtes. Vendin e saj nuk mund ta zere as Palmer, as partia ne pushtet, as kryeministri. Cdo tentative per te gjetur nje zgjidhje ligjore eshte marrezi, padituri. Paligjeshmeria prodhon nje tjeter paligjeshmeri. Zgjidhja do te jete vetem politike !

Zgjdhjet vendore u zhvilluan pa dekret te Kryetarit te Shtetit. Cdo veprim e mosveprim per zhvillimin e tyre dhe kontestimi i procesit zgjedhor ne gjykate e KQZ, eshte non sens juridik, sepse, cdo kerkese synon legjitimitetin e votimeve. Ne Shqiperi nuk ka patur zgjedhje, por eshte votuar dhe ky proces nuk mund te ligjitimohet sado ta deklaroj Palmer si legjitim. Ndoshta mund te kem vleresim per aftesite e tij, por kete kompetence nuk ja ka dhene Kushtetuta e Republikes se Shqiperise !

Palmer nuk eshte SHBA, sepse nuk eshte institucion. Instucion eshte Departmenti i Shtetit i cili nuk ka bere as deklarate dhe as ka nxjerre ndonje raport, si beri dje dhe Shqiperine qe e klasifikon si shtetin me te korruptuar ne Ballkan. Institucion konsideroj Komisioinin e Jashtem te Kongresit me kryetar Eliot Engell qe deklaroi se zgjedhjet vendore nuk duhet bere pa konsensus politik, por nuk e marre ne konsiderate, sepse nuk ka nje opinion te komisionit, por vetem i kryetarit.

Politikane e opinionist ! Mos bini ne nivelin e njerezve te pa shkolluar, qofte edhe te shkolluar, por qe iu mungon kultura politike e juridike, por i "terhiqni" ne rrugen kushtetuese e institucionale.

Gjerat do levizin me shpejtesi ne sensin e shtetit te se drejtes. Edhe Rilindja do shkulet nga pozicionet antikushtetuese. Shikoni si hoqen dore nga imuniteti parlamentar, te cilin donin ta mbronin edhe me ndryshime ne Rregulloren e Kuvendit. Te gjithe do futen ne " vrimen e gjilperes" !

Nuk keni pare gje akoma !

Të fundit