Flash News

KRYESORE

Izolimi i vendit ul ndjeshëm krimet, 5 herë më pak se në kushte normale

Izolimi i vendit ul ndjeshëm krimet, 5 herë më pak se në

Si pasojë e izolimit të vendit për shkak të koronavirusit, në Shqipëri ka pasur më pak krime. Javën që lamë pas, referuar të dhënave në Tiranë janë regjistruar në total vetëm 7 vepra penale, ku në kushte normale, Ministria e Drejtësisë raporton të paktën 40 krime në javë.

Këtë javë, janë arrestuar vetëm 2 persona për dhunë në familje, 1 tjetër për armëmbajtje pa leje, 2 të tjerë për trafik lëndësh narkotike dhe i fundit për kundërshtim të forcave të policisë, sipas EuroNews.

Izolimi total i vendit, qëndrimi i njerëzve në shtëpi dhe ndalimi i qarkullimit ka bërë që aktivitetet kriminale të pësojnë ulje të ndjeshme, por ndonëse arrestimet kanë rënë, gjobat vijojnë!

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë gjobitur 85 këmbësorë për lëvizje gjatë orareve të kufizimit, 109 drejtueseve të mjeteve i është hequr patenta e ndërsa 15 administratorë biznesesh janë gjobitur pasi hapën lokalet, në kundërshtim me urdhrin e dhënë.

Të fundit