
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
“Jam i pafajshëm, por dorëhiqem”, letrat e të penduarve të Ramës pasi politika u zbardhi të shkuarën e ‘errët’
Historitë e politikanëve në gjirin e Partisë Socialiste që janë larguar pas një lumi akuzash si të inkriminuar në vepra të ndryshme kriminale, kryesisht jashtë Shqipërisë, duket si një film me disa seri.
E radhës ishte ajo e djeshmja. Valdrin Pjetri, i shpallur fitues më 30 qershor për Bashkinë Shkodër dha dorëheqjen, dy ditë pasi Partia Demokratike publikoi letrën autentike të dënimit të tij në Itali, i akuzuar për trafik droge.
Përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale, ai pranon se ka qenë i përfshirë në një ngjarje sipas tij banale, por thekson se është i pafajshëm dhe se në dijeninë e tij nuk ka patur përgjegjësi ligjore.
E tillë është thuajse edhe letra e ish deputetit Armando Prenga, ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, apo Mark Frrokut e Arben Ndokës.
Një tjetër emërues i përbashkët i këtyre letrave, duke justifikuar të shkuarën problematike, është edhe falja publike, kryesisht familjarëve.
Nga ana tjetër, PD ka akuzuar edhe figura të tjera politike në PS, që vazhdojnë të jenë pjesë e saj, pavarësisht akuzave si Artur Bushi në Krujë, Agim Kajmaku në Vorë, Dionis Ymeraj në Dibër, Damian Gjiknurin etj.
Më poshtë, pesë letrat e plota të dorëheqjeve:
Valdrin Pjetri
Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....
Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.
Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.
Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.
Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.
I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.
Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!
Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.
Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.
Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !
Elvis Roshi 31 maj 2016
Elvis Rroshi, kryetari i bashkisë së Kavajës njoftoi sot dorëheqjen nga kjo detyrë. Në një postim të gjatë në Facebook, Rroshi, duke komunikuar lajmin, shpjegon arsyet e aktit të dorëheqjes, që siç thotë ai, lidhet me një dënim të tijin në Itali si minoren, ndërsa strehohej në një kamp refugjatësh.
“Sot duhet të ndaj publikisht, me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pakujtuar rezultoj të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve”, thuhet në postimin e Rroshit.
I shokuar nga ky njoftim, vijon më tej ai, ju them se nuk kam qenë ndonjëherë në gjyq, as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenësh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.
Armando Prenga
Organi i akuzës pas një hetimi për të kaluarën e deputetit socialist të Lezhës, Armando Prenga, si pjesë e ligjit të dekriminalizimit ka kërkuar heqjen e mandatit.
Prokuroria thotë se Prenga nuk ka deklaruar një dënim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” me 450 mijë lekë gjobë.
Gjithashtu rezulton me precedentë penale në Itali për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna sipas prokurorisë janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.
Letra që Armando Prenga i ka shkruar dhe dërguar kryeparlamentarit Ilir Meta
I nderuar, z Kryetar
Duke ju shprehur konsideratën dhe falënderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit të partisë “Socialiste”, në Qarkun Lezhë.
Kjo kërkesë është mbështetur në përcaktimet e nenit, 71, pika 2, germa ‘b’ e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas së cilës mandati i deputetit mbaron, ndër të tjera, dhe kur deputeti heq dorë prej tij.
Bazuar në nenin 164 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se në rast të ndërprerjes së mandatit të deputetit, Kuvendi njofton KQZ për krijimin e vakancës, lutemi nga ana juaj vënien e procedurave për këtë qëllim.
Por, dëshiroj t’ju informoj ju z Kryetar, por edhe opinionin publik se, ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve, për një dënim me gjobë, siç është dhe rasti im. Por, për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se, heq dorë, sot dhe gjithmonë, nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më kanë ngarkuar.
Së fundmi, i konsideroj të padrejta dhe shpifje të ulëta akuzat politike të opozitës dhe personale të autorizuar prej tyre.
“Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pikë rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht, pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam vënë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë e jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi. E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion”, thotë Rroshi.
“Duke i kërkuar falje qytetarëve të Kavajës, por edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm, po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija”, vijon deklarata e Rroshit.
“Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj”, citohet deklarata e doreheqjes së Rroshit.
Kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka qenë ndër emrat e sulmuar me ashpër nga opozita si i përfshirë në vepra kriminale.
Arben Ndoka
E ndjej per detyre ndaj jush t’ju jap nje shpjegim qe dua ta bej edhe publik.Une jam nje njeri qe jeta nuk me ka ardhur asnjehere e lehte. Ajo ka nisur ne Skuraj, nje fshat i Kurbinit, ku bera kater vitet e para te shkolles, Isha nxenesi me i mire ne shkolle dhe fotografia ime ishte ne tabelen e te dalluarve. Por, si femije i nje familjeje kulakesh ne fund te vitit nuk me jepnin flete-lavderimi. Ishim te varfer po asgje nuk me bente pershtypje me shume se sa ky diskriminim. Pastaj zbritem ne Lezhe, ku bashke me prinderit dhe vellezerit ndertuam nje shtepi te vogel me gure. Ne Lezhe nuk isha me i dalluar ne mesime sikur ne Skuraj sepse u dhashe krejt mbas sportit.
Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetern 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia. Ne vitin 1993 iku vellai, Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i eili kishte makine.I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje.Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve.
Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes policie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare fallco dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me policin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. Akuzat rnbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire. Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i cili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me policin italian dhe me kete vajzen.
Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore. Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi.
E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me të cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare. Une pas 7 muaj qendrim gjithsej ate kohe ne Itali kam marre kursimet e punes dhe kam blere nje makine me te cilen jam kthyer ne Shqiperi. Kam vazhduar shkollen e mesme ne Lezhe pasi e kisha lene ne vit te pare kur ika ne ’91-shin ne Itali e s’isha marre me. Bera dy shkolla te mesme, gjirnnazin dhe nje agronomi me korrespondence. Isha i fejuar dhe pas dy vitesh u martova. E kam filluar punen ne Shqiperi si menaxher i nje biznesi te vogel dhe me vone kam filluar pune ne Garden e Republikes. Pastaj me moren ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Ndertimore.
Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri im del ne kompjuter si person me precedent! Polici qesh dhe thote: “Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!” (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuteri. Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport. Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej! Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte! Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet. E kote tju lodh me pershkrimin e ferrit shpirteror brenda mureve te nje burgu, ku me kishte nderprere jeten nje padrejtesi ekstreme. Mbijetova me stervitje te forte fizike dhe libra qe lexova sa ne gjithe jeten time bashke.
Kur dola i lire nuk kisha leke te jetoja. Askush ne bote nuk e kuptonte hallin qe me hante gjalle nga brenda. Doja te vazhdoja shkollen e larte me cdo kusht, te cilen me pas e mbarova me shume sakrifica. Nisa me biznes te vogel derisa krijova nje rrjet modest lokalesh, ku luhej bilardo, me fitimet e te cilave erdha me vone ne Tirane, ku hapem firmen e duraluminit qe me krijoi pune ne te gjithe vendin. Kam punuar edhe si drejtor i Drejtorise se Ekzekutimit dhe me pas si drejtor i Drejtorise se Inspektimit Teknik ne INUK.
Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime.
Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall “do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete”.
Kur vendosi të jepte dorëheqjen si deputet, Ndoka shkoi edhe një letër ku sqaronte rrethanat e tij për akuzat që rëndonin ndaj tij.
Në letër ai shkruan se ka marrë një dënim të pamerituar nga gjykata italiane vetëm se futi në shtëpi të vëllain bashkë me ish të dashurën e cila më pas e akuzoi për prostitucion.
Mark Frroku
për akuza të rënda si vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Me anë të një letre të paraqitur në Kuvend, nëpërmjet avokatit mbrojtës të tij, Tonin Prendi, ai shpall largimin me vullnetin e tij nga mandati.
Me ane te kesaj shkrese deshiroj tju bej me dije se heq dore si deputet I Kuvendit te Republikes se Shqiperise per te lene te lire dhe pa ndikime, veprimet e organeve ligjzbatuese, te procedojne per hetimin dhe gjykimin per veprat penale per te cilat une jam akuzuar dhe po hetohem.
Une rrjedh nga nje familje me tradita te larta patriotike nga fshati Kqire I rrethit Puke. Si pjesa me e madhe e familjeve ne rajonin verilindor dhe zonave rurale te Shqiperise, per nje jete me te mire kam emigruar bashke me vellezerit e mi. Pas kesaj jemi vendosur ne Tirane. Nga kursimet e punes ne emigracion ngritem biznese ne Tirane.
Motivi dhe qellimi i kesaj doreheqje eshte fakti qe ndaj meje po zhvillohet nje proces gjyqesor ne shtetin e Belgjikes ku akoma nuk eshte marre nje vendim perfundimtar qe prej 17 vjetesh. Lidhur me kete, nga ana e organit te akuzes, eshte nisur nje hetim per kete ceshtje per te cilen une jam ne poziten e te pandehurit ne procesin gjyqesor qe po zhvillohet ne shtetin e Belgjikes. Per kete arsye, une ndodhem ne dhomat e paraburgimit ne IEVP 302 Tirane qe prej dates 3 prill te vitit 2015. I gjithe ky kalvar vuajtjesh ndaj meje dhe familjes time eshte politike, dhe qe daton nga momanti i divorcit tim me ish-Partine Shtet, Partine Demokratike. Gjate kohes qe ne ishim pjese e tyre dhe sponsorizues per ta, nuk isha i inkriminuar dhe tashme ne adresen time hidhet nje lume akuzash dhe perbalteje dhe shpifje te pa verteta te cilat vertetesine e tyre do ta tregoje koha shum shpejt.
Meqenese duhet te penalizohet e te behet kurban nje deputet per termin e dekriminalizimit, me ra mua si pjese duke mos qene pjese e politikes vjeter 25 vjecare. Qe ne momentin e akuzimit time nga organi I akuzes kam shprehur gadishmerine per tu perballur me te verteten e qe nuk jam lekundur ne asnje moment qe ti shmangem drejtesise. Por, dua te bej me dije opinionin publik se une me ortakun tim i kam paguar ketij shteti mbi 12 milion euro taksa e tatime, e tashme nga Prokuroria e Pergjithshme akuzohem se nuk justifikoj 2 milion dollare pasuri !
Te nderuar anetare te mazhorances, ju kerkoj falje per shqetesimet qe ndoshta ju kam sjelle, por ju garantoj se ato qe jan thene per mua nga opozita jane te paverteta, por per ti hapur rruge veprimtarise parlamentare normale dhe qeverise, po paraqe doreheqjen time nga detyra e deputetit te Kuvendit te Shqiperise.
Te ndruar zgjedhes te qarkut Shkoder, ju kerkoj falje qe po le ne gjysem mandatin , por ju garantoj pavarsisht kesaj do jem gjithmone ne krahun tuaj ne mbeshtetje te problemeve te shumta qe keni. Pasardhesi im ne listen e Partise Kristian Demokrate do te jete ne mbeshtetje dhe percuese te problemeve te zerit tuaj ne Parlament.
Perzemersisht e me respekt,
Mark FRROKU
Të fundit


Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54