Flash News

KRYESORE

Kandidatët e Shkodrës, socialistët propozuan tre emra. Rama vuri veton për Pjetrin

Kandidatët e Shkodrës, socialistët propozuan tre emra. Rama vuri

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama u distancua sot nga Valdrin Pjetri, kjo nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia e përzgjedhjes së tij. Baza socialistë në Shkodër, në një mbledhje më datën 4 Maj ku i pranishëm ishte Ditmir Bushati dhe Senilda Mesi, propozoi katër emra potencial për kryebashkiak të Shkodrës.

I pari ishte ai i ish kryetarit te PS, Arvit Osja qe u propozua nga njësia administrative Ana e Malit dhe Rrethina. Qyteti propozoi Artan Banushin, djalin e humoristit te njohur shkodran, te ndjerit Tano Banushi dhe Velipoja propozoi biznesmenin Pjerin Fusha, qe jeton prej disa vitesh ne Tirane.

Me tërheqjen e deputetes Senida Mesi, doli në skenë emri i Valdrin Pjetrit, për të cilin u deklarua se është vetë-ofruar për këtë post. Propozimi i tij, asokohe u kundërshtua nga baza socialiste, por kryeministri Edi Rama vuri veton që Valdin Pjetri të caktohet si kandidat për qytetar të parë të Shkodrës.

Që Pjetri nuk gëzonte mbështetje në bazë, e treguan edhe sondazhet e publikuara nga mediat lokale, që raportonin se mbi 50% e socialistëve ishin kundër kandidimit të tij.

Të fundit