Flash News

KRYESORE

Mediat lokale publikojnë sondazhin: Pse nuk u konfirmua kandidati Valdrin Pjetri në Shkodër

Mediat lokale publikojnë sondazhin: Pse nuk u konfirmua kandidati Valdrin

Që prej emërimit si prefekt i qarkut të Shkodrës në fillim të muajit Prill, Valdrin Pjetri është përfolur vazhdimisht si kanditat për kryebashkiak të Shkodrës. Sot pritej që emri i tij të zyrtarizohej nga kryeministri Rama, por kjo nuk ndodhi, pavarësisht se la të kuptohet se ai është kandidati më potencial nga radhët e PS.

Sipas mediave lokale, se pari, hezitimi i kryeministrit për të konfirmuar Pjetrin ka të bëj me një sondazh të realizuar brenda radhëve të socialistëve, ku pëlqyeshmëria për të është e ulët; nën 50%.

Socialistët do të zhvillojnë edhe 3 sondazhe të tjera, para se të vendosin përfundimisht për kandidaturën, megjithatë qartësisht ai shihet më i avantazhuar se ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.

Se dyti, përflitet se Pjetri ka raport të ngurtësuar me deputetët socialist të Shkodrës, për të cilët nuk ka qenë një ‘ushtar i bindur’. Zgjedhjet lokale janë përcaktuar të zhvillohen  me 30 qershor, megjithatë opozita është shprehur se nuk do të marrë pjesë pa krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Të fundit