Flash News

KRYESORE

Kaos në ‘News24’, dëgjohen të bërtiturat e regjisë, ndërpritet transmetimi

Kaos në ‘News24’, dëgjohen të bërtiturat e

Në televizionin ‘News24’ janë kapur të përgatitur nga dalja në të njëjtën kohë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Problemet kanë qenë në regji, pasi kur po transmetohej fjala e Bashës, nga regjia u dëgjuan të bërtitura. “Qetësinë këtu e vendos unë…”, dëgjohej zëri i një gruaje në transmetim direkt, ndërsa shoqërohej me pamjet e Bashës nga çadra para Kryeministrisë.

Ky problem është përsëritur disa herë brenda pak sekondash, çka ka detyruar regjinë të ndërpresë transmetimin. Menjëherë është futur parashikimi i motit, për t’u rikthyer sërish në normalitet.

Të fundit