Flash News

KRYESORE

Kërcënon ministri serb: Nëse doni luftë, luftë do keni!

Kërcënon ministri serb: Nëse doni luftë, luftë do keni!

Tensionohet marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka paralajmëruar se masa të ashpra do të marrë ndaj shtetit kroat nëse Zagrebi zyrtar vendos të tërheqë ambasadorin serb.

Ai deklaroi se raportet mes dy vendeve do të bazohen vetëm në parimin e reciprocitetit.

 “Masat reciproke janë një praktikë e zakonshme në diplomaci. Sigurisht, ne nuk jemi të kënaqur me këtë, por ne jemi të detyruar. Ne vetëm  reagojmë, përgjigjemi për lëvizjet e tyre. Nëse vjen deri te hapa të ri armiqësorë të autoriteteve në Zagreb, jemi të gatshëm të reagojmë.

Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë dhe ne do të vazhdojmë përmes bashkëpunimit mes fqinjwve, rrugën që kanë hartuar presidentët Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Aleksandar Vuçiç. Por, në qoftë se dikush dëshiron një luftë diplomatike, do të ketë një luftë diplomatike”, tha Daçiç në një intervistë për gazetën serbe Informer.

 

 

Të fundit