Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Këshilla e Lubonjës: Çfarë duhet t’i thotë opozita Bundestagut dhe BE-së
Analisti Fatos Lubonja ka një këshillë për opozitën dhe shqiptarët. Ata duhet që t’i thonë Bundestagut gjerman dhe BE se problemi kryesor në vendin tonë është mosrespektimi i ligjit dhe njeriu i cili e shkel më së shumti atë është vetë kryeministri Edi Rama.
“I duhet thënë Bundestagut dhe OSBE-së nga ne shqiptarët dhe opozita; shikoni se nuk është ky problemi ynë. Ata thonë kthehuni në normalitet, por opozita doli pikërisht se gjendja nuk është normale. Problemi numër një është respektimi i ligjeve, kjo është një çështje shumë komplekse, që ka të bëjë me moralin e klasës politike, edukatën.
Një nga kërkesat është që të parët që duhet të respektojnë ligjet duhet të jenë politikanët. Ne kemi kryeministrin kampion për mos respektim të ligjit”, tha Lubonja për News 24.
Ai shtoi se nuk mendon se Kodi Zgjedhor mjafton për ta zgjidhur krizën.