Flash News

KRYESORE

Kinë/ Mësuesit shqiptarë apel për ndihmë: Jemi të izoluar, na ktheni

Kinë/ Mësuesit shqiptarë apel për ndihmë: Jemi të

Në Kinë mendohet se janë rreth 400 persona të cilët studiojnë dhe punojnë aty. Dhjetë mësues shqiptarë të anglishtes të cilët punojnë në një provincë të Kinës veriore, janë mjaft të shqetësuar për situatën dhe bëjnë apel që autoritetet shqiptare t’i kthejnë.

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”, tha një prej mësuesve, M. Çorja, për “Top Channel”.

Ai tregon se në vendin ku jeton, Changsha një qytet me 7 milion banorë, media thotë qe ka 18 te infektuar. “Por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”.

Një pjesë e shteteve janë angazhuar që të tërheqin shtetasit e tyre nga Kina, me koronavirusin që po përhapet nga dita në ditë. Ndërkohë që nga autoritetet shqiptare ende nuk ka një qëndrim zyrtar se si do të veprojnë me shqiptarët të cilët aktualisht gjenden në Kinë.

Të fundit