Flash News

KRYESORE

Konflikti Rama – Meta, Zheji paralajmëron: Gati të shpërthejë “Kutia e Pandorës”

Konflikti Rama – Meta, Zheji paralajmëron: Gati të

Analisti Artur Zheji, i njohur për qëndrimet pro presidentit Ilir Meta shprehet se jemi para shpërthimit të një konflikti të ‘zjarrtë’ mes Edi Ramës dhe Presidentit të Republikës, që e lidh me raportimin që do të bëjë në Komisionin Hetimor kreu i SHISH, Heliton Bendo.

Në emisionin “Top Talk” Zheji theksoi Bendo do të konfirmojë ose jo raportin e pretenduar nga presidenti Meta për djegien e Parlamentit më 8 qershor.

“Pritet një raportim i kreut të SHISH. Presidenti ka thënë: Mora një informacion të shkallës së parë se do të digjej Parlamenti. Nuk është shaka. Informacioni jepet në dy apo tre kanale. Të paktën kryeministri e ka patur. Kryeministri nuk e ka parë se ka qenë në fushatë. Mund ta besojmë këtë? Nëse të vjen një pikë e kuqe se do të digjet Parlamenti, ai thotë jam në fushatë. Nëse Presidenti ka gënjyer, atëherë është shumë e rëndë. Presidenti thotë që unë e kam raportin. Kjo është lufta”, deklaroi Zheji.

Analisti shton se ”ose do të hapet Kutia e Pandorës thellë dhe do të krijojë probleme, ose do të mbyllet me një negociatë të momentit të fundit për të mos i marrë vesh shqiptarët sekretet më të thella”.

Të fundit