Flash News

Kosova

Aprovohet ankesa e Listës Serbe, regjistrohet në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Aprovohet ankesa e Listës Serbe, regjistrohet në zgjedhjet e 9

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e saj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja, thuhet se njoftimi i KQZ-së për moscertifikimin është hedhur poshtë, duke argumentuar se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat përkatëse të KQZ-së.


Gjithashtu, PZAP-ja thekson se gjatë votimit në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim përfundimtar, gjë që bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.

Në përfundim, PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në që të zbatojë vendimin dhe të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Të fundit