Kosova

Busti i Lekë Dukagjini po kthehet në Shpenadi të Prizrenit

Busti i Lekë Dukagjini po kthehet në Shpenadi të Prizrenit

Në një akt të veçantë historik e kulturor, busti i Lekë Dukagjinit po vendoset në fshatin Shpenadi të Prizrenit, tokën e tij të origjinës. Ky projekt po realizohet nga Shoqata “Lekë Dukagjini” Shpenadi–Prizren, e themeluar këtë vit përmes mobilizimit të mërgimtarëve dhe banorëve të fshatit.
Shoqata “Lekë Dukagjini” ka ndërmarrë tri projekte madhore në fshatin Shpenadi:
• Vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit, vepër e skulptorit Fiqiri Kasa
• Rregullimin e varrezave të vjetra të fshatit
• Meremetimin dhe hapjen e selisë së Shoqatës në Shpenadi
Ky aktivitet ka frymëzuar edhe veprimtarë të tjerë të angazhohen për vendlindjen. Nue Oroshi ka propozuar që më 2 Nëntor 2025, në qytetin e Prizrenit të mbahet një sesion shkencor madhështor me temën: “Roli i Dukagjinasve në historinë shqiptare”, organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbrit”.

“Sa herë që bëhen gjëra të mira në vendlindje ndihem dy herë i gëzuar. Në njërën anë që po vjen diçka e re në vendlindjen time, e në anën tjetër se po rikthehen figurat tona historike që iu takojnë trojeve Arbërore”, tha Nue Oroshi. 

Pas përfundimit të sesionit, pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Shpenadit, ku do të zhvillohen tri organizime të rëndësishme:
1. Zbulimi i bustit të Lekë Dukagjinit
2. Bekimi i varrezave të rinovuara nga mërgimtarët
3. Hapja zyrtare e selisë së Shoqatës “Lekë Dukagjini”
“Me këtë më shtynë që edhe unë të bëj diçka për vendlindjen time, sepse jemi rritur dhe shkolluar bashkë me këta veprimtarë atdhetar në një shkollë.”
Ky angazhim dëshmon se kur mërgimtarët shqiptarë bashkohen me bashkëfshatarët e tyre në vendlindje dhe punojnë me përkushtim të përbashkët, rezultatet nuk mungojnë. Kjo është një dëshmi e gjallë se dashuria për vendin dhe trashëgiminë historike mund të sjellë ndryshime të prekshme dhe frymëzuese.

Të fundit