Flash News

Kosova

Kurti: Ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës

Kurti: Ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se është paradoksale që Spanja nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, Kurti tha se Kosova është e angazhuar për një integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe se kjo rrugë, sipas tij, nuk duhet të kushtëzohet nga marrëdhëniet me Serbinë.

“Është paradoksale që Spanja, një demokraci e konsoliduar, nuk e njeh Kosovën, një vend pro-evropian që kundërshton ndikimin rus, duke mbajtur një pozicion afër Serbisë. Mendoj se ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Kurti tha se vendet e tjera, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, që kanë lidhje edhe më të forta me Serbinë sesa Spanja, megjithatë e kanë njohur Kosovën.

“Ky precedent tregon se njohja e Kosovës nuk kushtëzohet domosdoshmërisht nga lidhjet ekonomike me Serbinë , por nga një vendim sovran i bazuar në parimet e drejtësisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Nëse Spanja njeh Kosovën, do të ishte një hap i nënkuptuar drejt stabilitetit brenda Ballkanit. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është në tryezën e negociatave në Bruksel dhe kjo do të ishte një përgjigje perfekte për ata që kërkojnë të dobësojnë integritetin dhe bashkimin e Evropës”, ka nënvizuar Kurti.

 

Të fundit