
Flash News
Dhunohet polici në Kukës, e presin poshtë shtëpisë dhe e rrahin me sende të forta
100 ditë apo 16 vite?
Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
Nga marrëveshja për detin me Greqinë te lidhja Rama-Soros, Berisha flet për median greke
10 libra më të mirë në shqip të vitit 2021; një përzgjedhje e të përzgjedhurve të Politiko
10 librat e 2021 sipas Virgjil Muçit
- Dhiata e Re - Sipas përkthimit të Konstandin Kristoforidhit në dialektin toskërisht 1879(rilexim)
Një eskursion i rrallë në gjuhën shqipe të folur e të shkruar para njëqindepesëdhjetë vjetësh. Një pasuri e pashoqe leksikore e morfologjike. Një shkollë e pazëvendësueshme për çdo student të letrave dhe rishtar që synon të përkthejë nga një gjuhë e huaj në shqipe. Por edhe sikur asgjë prej këtyre të mos ju hyjë në sy, mjafton një shprehje e Borges’it për të ngjallur kërshërinë e shtyrë ta lexoni librin e librave. “Bibla mund të lexohet si një tregim fantastiko-shkencor”. Amen!
- Isaiah Berlin “Karl Marks” (Karl Marx) – Adelphi Edizioni, 2021
E botuar për herë të parë në vitin 1939, kjo monografi e filozofit të madh rus të shekullit të 20-të, i naturalizuar shtetas britanik, niset nga presuposti se asnjë mendimtar i shekullit të nëntëmbëdhjetë nuk ka ushtruar një influencë aq të drejtëpërdrejtë e të thellë mbi njerëzimin sa Karl Marksi përgjatë gjithë shekullit të njëzetë. Dora-dorës ai na zbulon një njeri dogmatik e pedant që nuk pranonte asnjë mendim që t’i kundërvihej, duke pasur në fund të jetës vetëm një mik, Engelsin. Për të kuptuar më mirë Karl Marksin do të mjaftonte fraza e tij e jashtëzakonshme: “Një gjë është e sigurtë, unë nuk jam marksist”.
- Solomon Volkov “Kori magjik” – Një histori e kulturës ruse nga Tolstoji te Solzhenicini (The Magical Chorus: A History of Russian Culture from Tolstoy to Solzhenitsyn) )– Vintage Books, 2009
Duke perifrazuar një titull të një filmi të famshëm të Woody Allen’it, do të thosha: Gjithçka që doni të dini rreth letërsisë disidente në Bashkimin Sovjetik dhe nuk keni pasur kurajo të pyesni. Me këto fjalë mund të përmblidhet – metaforikisht – ky libër i Volkovit. Një eskursion i domosdoshëm për të gjithë ata – si puna ime – që janë ushqyer me kryeveprat e artit dhe të letërsisë ruso – sovjetike.
- Oliver Jens Schmitt “Shqiptarët” (Gli albanesi) – Il Mulino, 2020
(Në shqip: IDK Shqipëroi: Ardian Klosi)
Një titull pretencioz i një vepre ambicioze. Një përpjekje për të përmbledhur e shpjeguar në 219 faqe krejt historinë e një vendi dhe të një populli, atij shqiptar. Një orvajtje që nuk mund të injorohet. Edhe në këtë libër Scmitt’i vjen me idenë fikse për të sfiduar historinë kanonike dhe për të riinterpretuar disa prej momenteve kyçe në historinë e shqiptarëve. Për të përmendur disa syresh: origjinën ilire të shqiptarëve, pse dhe kur shqiptarët ndryshuan emër dhe nga arbër u quajtën shqiptarë etj., etj.
- Alfred Lela - “Karantinë për një”
Botues: PolitikoBooks
Një udhëtim i pazakontë i një autori shqiptar nëpër kalvarin e dhimbjes njerëzore të shkaktuar prej Covidit, duke mbartur thellë në shpirt brengën e pangushëllueshme të humbjes së njeriut më të dashur, Nënës. Një libër që plotëson një zbrazëti të ndjeshme në bibliotekën e librit shqip, duke i bërë nder jo vetëm e thjesht autorit, por edhe letrave shqipe.
- Emanuele Grazzi “Fillimi i fundit: Mësymja në Greqi” (Il principio della fine: L’impresa di Grecia) – Editrice Faro Roma, 194
Të vitit 1946 janë kujtimet e ambasadorit të fundit italian në Athinë, para se Italia fashiste të ndërmerrte sulmin kundër fqinjit tonë të jugut, Greqisë. Të botuara fill pas rënies së fashizmit dhe çlirimit të Italisë prej aleatëve, kujtimet e Grazzit hedhin dritë mbi Greqinë e Metaksasë, diktatorit grek, dhe raportet e saj me Italinë e Mussolinit. Natyrshëm në kujtimet e ambasadorit italian shfaqet edhe Shqipëria e pushtuar ndërkohë prej italianëve dhe prapaskenat e hierarkëve fashistë për të përfshirë në aventurën e tyre katastrofike edhe vendin e vogël të Ballkanit.
- Francesco Cognasso “Historia e kryqëzatave” (Storia delle crociate) – dall’Oglio Editore, 1967
Në afro 1000 faqe historiani i njohur italian dhe një ndër ekspertët më në zë të kryqëzatave të Perëndimit drejt Varrit të Shenjtë hedh një vështrim gjithëpërfshirës rreth kryqëzatave. Bazuar në një aparat të pasur shkencor dhe burime të kohës, Cognasso na ofron afreske të paharrueshme të fatit të kryqëzatave të ndryshme dhe konfliktit të përgjakshëm midis Perëndimit të krishterë dhe Lindjes muslimane. Një interes të veçantë përbëjnë për lexuesin dhe studiuesit shqiptarë, fati i dy kryqëzatave të nisura nga portet e Italisë dhe zbarkimi i kryqtarëve në Durrachium për të vijuar udhën drejt Sirisë e Palestinës, duke kaluar përmes Bizantit.
- Laurence Sterne “Jeta dhe opinionet e Tristram Shandy’t, xhentëllmen” (The Life and Opinions of Tristram Shandy, Gentleman) – Penguin, 2003
Kushdo që mendon se romani modern europian zë fill me Uliksin e Joyce’t ose që përroin e ndërgjegjes e përdori për të parën herë William Faulkner’i me “Zhurmë e tërbim”, gabohet. Por këtë gjë e vëren dhe e kupton vetëm mbasi ke lexuar një prej kryeveprave që i ka të rralla shoqet jo vetëm në letërsinë angleze, por edhe atë europiane e përtej, romanin e Sterne’t që pa dritën e botimit për të parën herë në vitin e largët 1760 në Londër. Është mëkat që nuk e kemi në shqip, edhe pse janë të shumtë studiuesit që e mbajnë për një roman vështirë të përkthyeshëm në gjuhë të tjera veç asaj të Shakespeare’t.
- Nikolai S. Leskov - “Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut”
Botues: Dukagjini. Shqipëroi: Agron Tufa
Ky libërth me më pak se 100 faqe që vjen më në fund në shqip është konsideruar si një prej kryeveprave të letërsisë ruse para se në të depërtonte e të mbizotëronte realizmi socialist bolshevik. Tolstoi, Gorki e Çehovi vlerësonin te Leskovi jo vetëm përdorimin virtuoz të gjuhës, por edhe intensitetin e dramës që nuk i lë asgjë mangut penës së mjeshtrit tjetër të madh rus, Dostojevskit.
- Alexandre Dumas “Tre musketierët” (The Three Musketeers) – rilexim – Signet Classics, 2006
Umberto Eco’ja e cilësonte romanin e Dumas’ë si librin me titullin më të goditur në krejt historinë e përbotshme të letrave, duke qenë se heroin kryesor të librit të tij, D’Artanjanin, nuk e përmend në titull si musketierin e katërt. Çdo rilexim i këtij libri sikur të pasuron e zgjeron pentagramin e emocioneve që përjeton si lexues. Një klasik i pavdekshëm që të kujton atë shprehjen e famshme: Një vepër është klasike se sa herë që e lexon të kumton diçka të re e të panjohur më parë.
10 librat më të mirë të vitit sipas Helena Kadare
1. Mira Meksi: Kutia e Agatha Christie-t (Onufri)
Mid'hat bej Frashëri ka qenë gjithnjë një personazh që më ka grishur me jetën e tij. Ndaj në këtë rrëfim të Mira Meksit, ai rivjen për lexuesin me gjithë të panjohurat e tij, duke u veshur me shumë cilësi të humbura në kohë. Me një gjuhë e stil të mrekullueshëm, ngjarjet në këtë roman të lënë mbresa të jashtëzakonshme.
2. Rodrigo Garcia: Lamtumirë Gabo dhe Mercedes (Engjëllushe Shqarri-Onufri)
Eshtë një libër që lexohet me një fryme e të lë gjatë nën peshën e emocioneve. Rrëfimi i të birit për babanë shkrimtar, sjell një këndvështrim ndryshe, më intim e njerëzor, mbi një figurë të madhe të letërsisë të shekullit XX.
3. Hayden Herrera- Biografia e Frida Kahlos (Përkthimi: Ermira Danaj, Botues: Dukagjini)
Frida Kahlo është një figurë interesante e gruas plot talent, që i dha ngjyra një kohe të trazuar. Ky libër kërkon të tregojë Fridën e vërtetë, mes vuajtjes dhe pasionit të përhershëm për të dashuruar.
4 - Lea Ypi - Të lirë (Dudaj)
I shkruar me nje stil krejt origjinal dhe terheqes, Lea Ypi ravijezon historine e nje Shqiperie qe e kemi jetuar te gjithe, por qe nen optiken e saj merr nje ngjyrim krejtesisht te veçante plot ngjyra te reja.
5- Besnik Mustafaj - 366 rrëfenja për të ndjellë gjumin (Toena)
Janë rrëfenja që lexohen menjëherë, duke sjelle te lexuesi gjithë trazimet e kësaj kohe që ka përfshirë njerëzimin. Libri përshkohet nga një ndjeshmëri e thellë dhe ndershmëri intelektuale e prekshme.
6- Milan Kundera- Ngadalësia (Dituria)
Milan Kundera, me një lehtësi tronditëse arrin të të njohë me letërsinë e madhe, nëpërmjet historive që shpesh të duken të zakonshme, por që janë domethënëse në çdo detaj të tyre. Nën përkthimin e shkrifët e të kujdesshëm të Mirela Kumbaros, ky është një libër që të mbërthen e të lë mbresa të forta.
7- Cao Xueqin - Endërr në pallatin e kuq (Dituria)
Romani i Cao Xueqin është një kronikë e Kinës së shekullit XIII, në perëndim të shkëlqimit feudal, që tashmë është vetëm një ëndërr. "Çdo fjalë e këtij libri më ka kushtuar një pikë gjaku", shkruan autori i këtij libri. Dhe vërtet është një letërsi që të trondit me forcën e saj. Libri ka ardhur në shqip në përkthimin mjeshtëror të shkrimtares Diana Çuli.
8- Vera Bekteshi - Bela Ciao (Onufri)
Janë tregime të shkruara plot stil e humor, për një periudhë kohe të trazuar për të gjithë, siç qe ajo e pandemisë.
9- Bashkim Shehu - Liri Belishova dhe koha e saj (UETPress)
Eshtë një biografi interesante, jo vetëm mbi figurën e një gruaje që ka qenë pjesë e shtetit komunist shqiptar, por edhe e dënuar prej atij shteti vetë.
10 - Jacques Attali, Pierre Henry Salfati - Fati i Perëndimit: Athinë, Jerusalem (Minerva)
Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesin në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e këtij qytetërimi. Vepra ka ardhur me një gjuhë të bukur e të përpunuar nga përkthyesi Adrian Civici.
10 librat më të mirë të vitit sipas Aida Baros
Përzgjedhjet e mia variojnë mes atyre që janë lexuar dhe atyre që kanë zënë vend te komodina e librave për t’u lexuar. Sigurisht, nuk është aspak shteruese dhe me gjasë, mund të kem harruar ndonjë syresh, sidoqoftë tani po i bie më të që këtë vit paskam lexuar më shumë poezi sesa më parë. Renditja është thjesht rastësore, jo se ka ndonjë hierarki të përcaktuar vlerash, pasi secili prej tyre ka vendin e vet në mendjen time. Megjithatë, më vjen keq që stiva e librave të palexuar mbi komodinë po bëhet përditë e më e madhe dhe nuk gjej paqe me veten për këtë fakt.
1. “Antologji e poezisë bashkëkohore greke” – përgatitur e përkthyer nga Sokol Çunga, Berk
Kjo antologji ishte një zbulim i bukur i poezisë që shkruhet sot ndër fqinjët tanë grekë. Temat e vetmisë, të tëhuajzimit, të mungesës së dashurisë me sa duket janë universale dhe i flasin sot çdo lexuesi, pavarësisht kombësisë.
2. Flama – Tom Kuka, Pegi
Tom Kuka tashmë është një autor i afirmuar në letërsinë shqipe. Stili i tij, mënyra e rrëfimit të së tashmes përmes të shkuarës, rrëmimi dhe analiza në psikologjinë e personazheve që vijnë nga thellësia e kohërave, por ngjajnë pikë për pikë me njeriun modern të shpërfytuar nga vese ndjellakeqe e bëjnë një autor të ndjeshëm e trazues në të njëjtën kohë.
3. Castigat – Ardian Vehbiu, Albas
Një përmbledhje me tregime të shkruara ndër vite, kur elementi befasues dhe i pezullt e shtyn lexuesin të rrëmojë në mendjen e vet për kuptime më të thella. Humori i hollë që fshihet pas personazheve tregon brumin e një shkrimtari që të rrëfen atë që do ai duke të futur labirinte e skuta që ti vetë ndoshta s’ke dashur të shkosh.
4. Klara dhe Dielli – Kazuo Ishiguro, përkthyer nga Gentiana Kasemi, Pegi
Kazuo Ishiguro tani për tani mbetet shkrimtari im i preferuar pikërisht për atë që i lë lexuesit të nënkuptojë. Duke kaluar nga zhanri në zhanër, arrin të mbetet po aq mjeshtër stili në rrëfim. “Klara dhe Dielli” i drejtohet shpirtit njerëzor. A mund të kenë shpirt robotët apo njerëzit mund të jenë më të akullt dhe më përllogaritës sesa një makinë e krijuar nga vetë njeriu?!
5. Testamentet – Margaret Atwood, përkthyer nga Jerina Dushku, Pegi
Testamentet është një libër sa tronditës, aq dhe syhapës. Është një libër feminist dhe politik në të njëjtën kohë, sepse Margaret Atwood, përveçse mjeshtre e stilit dhe të shkruarit, na shpalos mënyrat tinëzare të ngritjes së pushtetit, mënyrat e manipulimit të gjindjes dhe sidomos të grave për t’i mbajtur të nënshtruara, po nga gratë. Është një lojë ekuilibri pushtetesh mes burrave dhe grave, që realisht nuk është aspak distopi.
6. Palcë dhe frymë – Arti Lushi, Buzuku
Poezia e Arti Lushit është ndër më të mirat sot në Shqipëri, i lë pas gjithë sentimentalizmat që gëlojnë zakonisht në poezi, madje ndihet edhe një lloj moskokëçarje në dukje për gjendjen shpirtërore, por nën të fshihet një ndjeshmëri e madhe dhe dhembje për kohën pa dashuri që po jetojmë.
Botime të tjera që mezi pres t’i lexoj janë dhe këto të mëposhtmet. Ndoshta nuk ka kuptim që t’i rendis këtu, por kam besim se autorët dhe përkthyesit e këtyre veprave nuk do të më zhgënjejnë.
7. Vita nuova (Jeta e re) – Dante Aligheri, përkthyer nga Arben Dedja, Pika pa sipërfaqe
Ky vëllim në fakt, mbetet ende për t’u lexuar, por desha ta theksoj, sepse të sjellësh veprën e një poeti të madh italian si Dante Aligheri nuk është aspak e lehtë, duke qenë se gjuha e Dantes është e vështirë të kuptohet sot edhe nga vetë italianët. Shpresoj që Arben Dedja të ketë bërë një punë të lavdërueshme, ashtu si dhe në përkthime të tjera.
8. Egërsia – Nicola Lagioia, përkthyer nga Erion Gjatolli, Toena
Lagioia është një prej shkrimtarëve më të mirë bashkëkohorë italianë. Dhe si përkthyese e ndjekëse e letërsisë italiane, jam shumë kureshtare të lexoj një autor që ka fituar dhe çmimin Strega, për më tepër.
9. 800 hapa larg Venerës – Virion Graçi, Onufri
Kam lexuar disa tituj të Graçit, si për shembull: “Babai në shi”, ndaj e di që s’kam për t’u zhgënjyer as nga ky libër.
10. E largëta dhe Qielli i rremë - 2 vëllimet me tregime të Julio Kortazar, Aleph
Janë tregime të përkthyera nga Aurel Plasari dhe Bashkim Shehu. Më tërheq jashtëzakonisht Kortazari, për më tepër përkthyer nga dy duar të sigurta në përkthim.
Të fundit








Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12










Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD
6 Maj 2025, 17:17
Skandali/ Eduart Shalsi bën fushatë brenda komisariatit të Kukësit
6 Maj 2025, 16:56






Ndalohet një i dyshuar për spiunazh në Kosovë!
6 Maj 2025, 15:47

Rihanna në pritje të fëmijës së tretë!
6 Maj 2025, 15:22
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
6 Maj 2025, 15:14
LDK-ja propozon qeveri tranzicioni
6 Maj 2025, 15:03


Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit
6 Maj 2025, 14:27
Kopliku: Vota në 11 maj për PD-ASHM është ndëshkimi i merituar për Ramën
6 Maj 2025, 14:21
"Caligula rilindas", karikatura perlë e Bujar Kapexhiut për Ramën
6 Maj 2025, 14:12


Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
6 Maj 2025, 13:52




Krimet zgjedhore, SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime
6 Maj 2025, 13:00
Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar
6 Maj 2025, 12:53
Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin
6 Maj 2025, 12:33





Shembja e masivit të kromit, ende asnjë shenjë nga vjeçari në Klos
6 Maj 2025, 11:29
Xhaferri: Bandat e krimit punojnë për deputetët që duan
6 Maj 2025, 11:19
Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në një kosh plehrash
6 Maj 2025, 11:10
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë
6 Maj 2025, 11:00
Rënia e euros po nxit importet në sasi, u rritën 14% në 2024
6 Maj 2025, 10:56
Aksident në Roskovec, plagosen dy pasagjerët
6 Maj 2025, 10:47


PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi
6 Maj 2025, 10:18
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak raporti mjekësor i Irena Gjokës
6 Maj 2025, 10:08
Dy aksidente në Elbasan, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur
6 Maj 2025, 09:52


Rama presion qytetarëve: Ose votoni PS-në, ose mos votoni fare
6 Maj 2025, 09:15
Nga mbrojtja deri te emigracioni, çfarë premton qeveria e re gjermane?
6 Maj 2025, 09:08
Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit
6 Maj 2025, 08:55


‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”
6 Maj 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Maj 2025, 08:23
Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
6 Maj 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Maj 2025, 07:50

Topalli: Partitë e vogla nuk kanë shans me marrë mandat
5 Maj 2025, 22:42
Zyrtarët e PS në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie
5 Maj 2025, 22:36



Alimehmeti: PD në Tiranë merr më shumë se 12 mandate
5 Maj 2025, 21:34


Berisha: Rama e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën
5 Maj 2025, 21:01





27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
5 Maj 2025, 19:50