Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■  Angela Merkel shuan shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë: Nuk mund të premtoj këtë vit, por shumë shpejt.

E lidhur:  BE miraton konkluzionet, konferenca e anëtarësimit shtyhet për në mars.

■  Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shtyrjes së konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë. Ajo thotë se kjo ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së premtimeve nga kryeministri Rama. Hapja e 300 mijë vendeve të punës, shëndetësia falas, çelja e negociatave, procesi i rindërtimit, shteti që punon për qytetarët, policia që duam, ulje të taksave dhe tarifave janë disa nga dështimet e kësaj qeveria, sipas LSI-së.

■  Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia pritet të tkurret me 7.5 përqind, rreziqe fiskale në rritje.

■  Analiza/ "Kosova është Krime", Rrëfimet pro-ruse në Serbi të nxitura nga politika e brendshme?    

■  Është hapur spitali COVID-4, i cili ka një kapacitet prej 100 shtretërish. Ky spital do të shërbejë për pacientët, të cilët e kanë kaluar fazën e vështirë. Ndërkohë në 24 orët e fundit u regjistruan 12 viktima dhe 557 raste të reja. 

■  Eksperti i shëndetësisë Erion Dasho ka reaguar pas vetvrasjes së pestë të ndodhur në spitalet covid. Ai thotë se kjo është një papërgjegjshmëri që po kalon çdo cak. Ai i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve të hapin spitalert rajonalë me qëllim uljen e ngarkesës në spitalet covid.

■  Një 63-vjeçar i infektuar me koronavirus ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë kontrollit në kufi, shtetasit me iniciale M.G., i është zbuluar testi pozitiv, ndaj dhe është gjobitur me me masën administrative prej 700 mijë lekë.

■  U hodh nga lartësia te 'Shefqet Ndroqi', ndërron jetë pacienti i 5 me COVID. Viktima është një 60-vjeçar i identifikuar si Leonard Skabona, nga Rrësheni. Përmes një reagimi, autoriteti spitalor te ‘Shefqet Ndroqi’ u shprehu ngushëllimet familjarëve duke sqaruar se është siguruar shërbimi i psikologut dhe janë shtuar masat në spital.

E lidhur: Vetëvrasja e pacientit të 5-të me COVID, Thurje apel autoritetit spitalor: Kyçni ballkonet. A e bëni dot kaq?! 

■  Pas "zyrtarizimi" të nismës "Thurje", një prej anëtarëve kryesor të saj Endri Shabani ka treguar detaje të reja. Ai tha se është zgjedhur kryetar i kësaj nisme. Shabani gjithashtu tha se deputetja Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër, ku edhe do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dimri në Kukës, Has e Tropojë ka trokitur zyrtarisht. Ulja e ndjeshme e temperaturave në Kukës është shoqëruar me reshjet e para të borës që arrijnë 1-4 cm në lartesitë 400 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu Mali i Gjallicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Dëbora ka zbardhur edhe malet e Hasit dhe rrugët nacionale.

 

Të fundit