Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Qeveria miraton rihapjen e kinemave pas 7 muajsh, por Covid-19 anulon edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Tiranë. Edicioni i 23-të ishte planifikuar të mbahej më 12-15 nëntor, por autoritetet shëndetësore kanë vendosur që ky aktivitet të mos zhvillohet, me argumentin se mund të krijohet rrezikshmëri e lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti.

■ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Rama për mashtrim pas deklaratës së tij për uljen e borxhit publik me 29% në 7 vitet e fundit. Sipas Tabakut, borxhi real që kanë sot shqiptarët është 97% e PBB-së pra 13 mld euro. 

■ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Pranvera Pustinën. Shefja e kabinetit të të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës kalon vettingun

■ Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar strukturën dhe shtabin drejtues të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës. Përmes një njoftimi zyrtar, LSI njofton se emrat e personave të cilët do të merren me mbarëvajtjen e fushatës.

■ Prishën barrierën e rrugës për karburantin, me kosto jetët e dy fëmijëve; Prokuroria mandat arresti për 9 zyrtarë të ARRSH Durrës dhe një biznesmen. Zyrtarët e ARRSH-së i kishin krijuar hapësira biznesmenit të ndërhynte në trafikndarse, duke i hequr bordurat metalike në anët e rrugës dhe për pasojë e ka kthyer vendin në burim aksidentesh.

E lidhur: Nën akuzë për 'shpërdorim detyre', Policia ekzekuton urdhrin e Prokurorisë, arrestohen 3 zyrtarë të ARRSH në Durrës, në kërkim 6 të tjerë

■ I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, dhe bos i trafikut të kokainës; INTERPOL krijon një profil të detajuar të Dritan Rexhepit

■ "Maskë ose gjobë nga 3 deri në 5 mijë lekë", publikohet udhëzuesi i ISHP-së: Rregullat e reja që duhet të ndiqni nga nesër

■ Basha zbulon planin e Ramës: Milva Ikonomi në krye të bashkisë së Durrësit për të firmosur vjedhjen me inceneratorët

■ E lidhur: "Milva Ikonomi në krye të bashkisë së Durrësit", Rama i përgjigjet Bashës: Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe

■ Ikën Arjan Baçi, shteti çon dy administratorë të rinj për RTV Ora, Brahim Shima: Presion, nuk trembin por gudulisin gazetarët 

E Lidhur: Sali Berisha: Rama e Lleshaj sulm të ri banditesk ndaj RTV Ora

■ Edhe në përballjen me Lituaninë, Shqipëria e ka mbyllur sfidën e radhës me një tjetër barazim, 0-0. Kombëtarja është në kuotën e 5 pikëve dhe kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve. 

■ Teksa ndodhen në ditën e 17-të të protestave dhe grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë hyrë me forcë në ambientet e uzinës duke iu drejtuar vendeve të tyre të punës. Ata janë shoqëruar edhe nga grevistët të cilët kanë dalë nga greva për pak kohë dhe i janë bashkuar protestuesve.

 

Të fundit