Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer flet për kandidimin e Tom Doshit: Përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë shqiptarëve mundësi në 25 prill

■ Fleta e votimit, ish ministri Fatmir Xhafaj kundër propozimit të PS: Versioni me emër do të ishte më pozitiv

■ “Mund të kenë halle të mëdha”, fushata elektorale ‘përplas’ aktorët Budina dhe Ndrenika: Mbante golf leshi të pa larë

■ Historia e patreguar e 2 prillit/ Në vitin ‘91 Shkodra dhe Puka ishin ‘në gjak’. U desh një këngë që të ndodhte pajtimi

■ “Ulet fasha për të moshuarit mbi 65-vjeç”, Manastirliu: Deri në 20 prill priten 22,230 vaksina. Sa punonjës policie janë vaksinuar kundër Covid-19.

■ KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së dhe vendosi që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim. PDIU e ankimoi vendimin në KAS, por dhe ky i fundit qëndroi në të njëjtën linjë si KQZ.

■ Programet ekonomike të partive, sondazhi: 67% e bizneseve mbështesin propozimin e opozitës për taksën 9% . Ndërsa pyetjes, nëse duhet të zbatohen të  njëjtat politika fiskale taksimi, 71% e bizneseve ishin kundër.

■ Kontrolli i përdorimit të fondeve nga pushteti lokal, Meta-'Kushtetueses': Shkelet kompetencat e KLSH-së, rrezik për abuzim. Presidenti evidenton se kjo mund të përbëjë rrezik të lartë për shpërdorimin e fondeve.

Të fundit