
Flash News
Dhunohet polici në Kukës, e presin poshtë shtëpisë dhe e rrahin me sende të forta
100 ditë apo 16 vite?
Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
Nga marrëveshja për detin me Greqinë te lidhja Rama-Soros, Berisha flet për median greke
Kush është Agim Daka që u vetëflijua në zyrën e Artan Cukut? Një 'vetëvrasje' që lindi nga një 'vetëhelmim'

Gazetat e shkurtit 2005, shkruajnë se Agim Daka e la Shkodrën, ku banonte në lagjen 'Tre heronjtë', pasi e shoqja u vetëhelmua. Ai vendosi të shkonte në Tiranë pas frikës për një hakmarje të mundshme nga të vëllezërit e Mirës, bashkoëshortes 20 vjeçare. Në Vorë, në aksin e vjetër të rrugës, ai është ndaluar nga një postbllok i policisë së rendit. Efektivave në patrullë u bëri shumë përshtypje ngjashmëria e tij me të kërkuarin Bujar Daka.
"Nuk jam Bujari, jam Agimi. Unë jam vëllai i atij që kërkoni ju. Për këtë kam dhe dokument identifikimi, merreni po të doni. Po shkoj në Tiranë se kam një punë timen", mësohet t'u ketë thënë Daka uniformave blu.
Për të verifikuar, drejtori i policisë së Tiranës, Albert Dervishi, ka ngarkuar shefin e krimeve të Komisariatit Nr.4. Artan Cuku, i cili ka mbërritur në vendin ku u bllokua Daka, pa humbur kohë. Ai ka vendosur ta shoqërojë në Komisariat të dyshuarin.
Kur ka marrë vesh se do të përfundonte në polici, shkodrani ka nisur të qajë. "Nuk dua të shkoj asgjëkundi. Ju lutem më lini të lirë, se boll halle kam. Unë nuk e dua jetën, se do më vrasin vëllezërit e gruas", qenë fjalët e tij. Megjithë habinë e efektivave të antikrimit, Agim Daka ka vijuar të qajë e ngashërehet nga Vora, deri sa ka mbërritur në zyrën e Cukut. Shefi i krimeve e ka qetësuar, duke i thënë se do të qëndrojë atje vetëm pak minuta, sa të verifikohet identiteti i tij në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.
Sipas raportimeve të Cukut para grupit hetimor më vonë, koha e qëndrimit të Dakës në zyrën e tij ka qenë vetëm 5 minuta. Sipas tij ai ka qenë i acaruar dhe ka thënë se do të vrasë veten shpejt. Për ta sjellë në vete, Dritan Cuku mësohet se i ka ofruar ujë nga shishja që mbante në zyrë. Pasi ka shuar etjen, Agim Daka e ka marrë veten disi, por një komunikim tjetër i kreut të antikrimit me Shkodrën, ka bërë që ai të reagojë keqas.
Me një veprim të shpejtë, ai ka rrëmbyer pistoletën e Cukut dhe ka e shkrepur në kokë. Në pak sekonda, në Komisariatin nr.4 u dha alarmi dhe Daka u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak. Por bluzat e bardha nuk kanë mundur ta shpëtojnë .
Përfundimet e ekspertizës: Daka u vetëvra
Grupi hetimor pas përfundimit të të gjitha verifikimeve dhe analizës deklaroi se Daka ishte vetëkzekutuar. "Në duart e viktimës gjetëm copëra baruti, që kanë mbetur aty pas qitjes së plumbit. Pra, klasifikohet vetëvrasje e pastër në kushtet e depresionit". I marrë në pyetje, shefi i krimeve, Artan Cuka është shprehur se e kanë shoqëruar Dakën, pasi ngjante mjaft me vëllanë e tij, Bujar Daka. Por, pas verifikimeve, ata kishin konkluduar se nuk ishte i arratisuri nga burgu, por i vëllai i tij. Pas kësaj, Cuka është shprehur se e kishin pyetur viktimën Daka, për vendndodhjen e vëllait të tij, apo të paktën të jepte ndihmë për të bindur Bujar Dakën të vetëdorëzohej. Por, në një moment kur shefi i krimeve, ka hequr xhaketën dhe ka shkuar ta vendosi në varëse, Daka i ka rrëmbyer pistoletën nga brezi.
Të fundit








Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12










Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD
6 Maj 2025, 17:17
Skandali/ Eduart Shalsi bën fushatë brenda komisariatit të Kukësit
6 Maj 2025, 16:56






Ndalohet një i dyshuar për spiunazh në Kosovë!
6 Maj 2025, 15:47

Rihanna në pritje të fëmijës së tretë!
6 Maj 2025, 15:22
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
6 Maj 2025, 15:14
LDK-ja propozon qeveri tranzicioni
6 Maj 2025, 15:03


Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit
6 Maj 2025, 14:27
Kopliku: Vota në 11 maj për PD-ASHM është ndëshkimi i merituar për Ramën
6 Maj 2025, 14:21
"Caligula rilindas", karikatura perlë e Bujar Kapexhiut për Ramën
6 Maj 2025, 14:12


Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
6 Maj 2025, 13:52




Krimet zgjedhore, SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime
6 Maj 2025, 13:00
Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar
6 Maj 2025, 12:53
Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin
6 Maj 2025, 12:33





Shembja e masivit të kromit, ende asnjë shenjë nga vjeçari në Klos
6 Maj 2025, 11:29
Xhaferri: Bandat e krimit punojnë për deputetët që duan
6 Maj 2025, 11:19
Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në një kosh plehrash
6 Maj 2025, 11:10
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë
6 Maj 2025, 11:00
Rënia e euros po nxit importet në sasi, u rritën 14% në 2024
6 Maj 2025, 10:56
Aksident në Roskovec, plagosen dy pasagjerët
6 Maj 2025, 10:47


PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi
6 Maj 2025, 10:18
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak raporti mjekësor i Irena Gjokës
6 Maj 2025, 10:08
Dy aksidente në Elbasan, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur
6 Maj 2025, 09:52


Rama presion qytetarëve: Ose votoni PS-në, ose mos votoni fare
6 Maj 2025, 09:15
Nga mbrojtja deri te emigracioni, çfarë premton qeveria e re gjermane?
6 Maj 2025, 09:08
Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit
6 Maj 2025, 08:55


‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”
6 Maj 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Maj 2025, 08:23
Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
6 Maj 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Maj 2025, 07:50

Topalli: Partitë e vogla nuk kanë shans me marrë mandat
5 Maj 2025, 22:42
Zyrtarët e PS në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie
5 Maj 2025, 22:36



Alimehmeti: PD në Tiranë merr më shumë se 12 mandate
5 Maj 2025, 21:34


Berisha: Rama e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën
5 Maj 2025, 21:01





27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
5 Maj 2025, 19:50