
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
Ky është deputeti shqiptar që fiton më shumë nga të ardhurat e bashkëshortes

Zyrtarët janë shpesh në qendër të vëmendjes dhe kontrollit të pasurisë së tyre për shkak të funksioneve publike që kryejnë. Open Data Albania publikoi Renditjen e Deputetëve të Kuvendit sipas vlerave, për të ardhura të deklaruara për vitin 2016. Por kush kryeson në listën e atyre që kanë siguruar më shumë të ardhura nga puna, qiratë, investimet, trashëgimia apo të ardhurat e bashkëshortëve?
Të ardhurat nga puna
Sipas deklarimeve për të ardhura nga puna dhe angazhimet profesionale, Deputeti më i paguar njësoj si një vit më parë 2015 edhe për vitin 2016 kryeson listën deputeti Anastas Angjeli, ish ministër i Financave i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën rreth dy pikë pese milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth dy pike nëntë milion lekë. Lista pasohet nga Liljana Elmasi dhe Eleina Qirici dy zonja deputete gjithashtu pjesë e angazhimit në universitete publike. Në raportimin me vetëdeklarim për të ardhurat nga paga bie në sy që deputetët bëjnë deklarime të ndryshme për të njëjtin pozicion. Ky ndryshim përkon me vetë deklarimin si pagë të disa bonuseve dhe shtesave në pagën e deputetit, bonuse dhe shtesa që nuk i nënshtrohen të njëjtit regjim të tatimit mbi të ardhurën sikurse paga.
Njëqind e pesëmbëdhjetë deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit. Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera kryesisht pranë institucioneve të edukimit universitar.
Vetëm dhjetë Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2016, kjo sepse një pjesë e deputetëve të ardhurat nga bonuse i deklarojnë të përfshira në të ardhura nga paga dhe shpërblime. Kategorizim i gabuar ky pasi të ardhurat nga paga dhe të ardhurat nga bonuset dhe shpërblimet nuk kanë të njëjtën normë taksimi mbi të ardhurën personale. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar Bujar Kllogjri.
Janë nëntë deputetët që deklarojnë Të ardhura si Këshilltar apo Anëtar Bordesh për vitin 2016. Vlerën më të lartë e ka përfituar po Anastas Angjeli nga anëtarësia në Akademinë e Shkencave, me pesëqind e dhjetë mijë lekë.
Të ardhurat nga interesat dhe depozitat bankare
Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e dy deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2016 nga ky burim. Deputeti që kryeson këtë kategori të të ardhurave është sërish edhe për këtë vit Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën një milion e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e dyzet e tre lekë. Të ardhurat nga obligacione të deputetit Ben Blushi në vitin 2016 janë 23% më të ulëta se një vit më parë 2015, pasi më gusht 2016 ai ka shitur obligacione në vlerën njëzet e nëntë milion lekë. Zoti Kozma Dashi dhe zoti Genc Ruli pasojnë listën, ku në të dy rastet forma e titujve të pronësisë është edhe përmes fondeve të investimit. Nuk janë konsideruar në këtë kategorizim interesa nga tituj kreditimi në emër të bashkëshortëve dhe familjarëve, kategori të ardhurash të konsideruar më një renditje të veçante.
Të ardhura nga qiratë
Tridhjetë e tetë deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është këtë vit Astrit Veliaj me rreth tridhjetë pikë një milionë lekë. Artan Gaçi dhe Pirro Kopurani gjithashtu kanë përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë. Tek të ardhura nga qiratë nuk janë konsideruar të ardhura të bashkëshortëve për këtë kategori përfitimi pasi këto shtesa pasurie janë konsideruar tek një grupim renditës më vete.
Të ardhura nga bizneset
Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e tridhjetë e katër milionë lekë të ardhura nga bizneset, vlerë kjo rreth 17% më e lartë se një vit më parë. Po në rastin e deputetit Doshi kemi edhe deklarime të tjera për shtesa pasurie tek disa kontrata për transferim të të drejtave pasurore, të cilat megjithëse nuk janë specifikuar mirëfilli si biznese, kanë element të sipërmarrjes ekonomike. Këtë kategori shtese apo ndryshimi pasuror e kemi renditur si ndryshime pasurore “Të Tjera” pa vlerësuar dot se sa është e ardhura vjetore nga ky tjetërsim kundrejt konvertimit apo tjetërsimit të pasurisë. Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë dyzetë e tetë mijë e pesëqind dollarë amerikan nga një biznes në SHBA dhe Bujar Derveni deklaron të ardhura nga dividentë në dy kompani prej tre milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.
Trashëgimi dhe e drejta e autorit
Tre deputetë kanë përfituar nga çelje trashëgimie gjatë vitit 2016. Edmond Spaho ka përfituar nga babai një apartament banimi me sipërfaqe 64 m2, dyzetë piktura dhe një depozitë bankare në vlerën katërqind e dyzet e tre mijë e dyqind lekë. Shiko tabelën dhe grafikun vizalizime ne artikull.
Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Ben Blushi kryeson listën e kësaj kategorie me tre milion lekë, të ardhura nga pagesa për të drejtën e autorit nga Universiteti Europian i Tiranës UET. Ndryshe nga një vit më parë kryeministri njëkohësisht deputet mban vendin e dytë në renditje me një milion e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë lekë. Dashamir Shehi, Anastas Angjeli dhe Mimoza Hafizi ndodhen gjithashtu në këtë listë.
Të ardhurat e bashkëshortëve
Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo bashkëjetues e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2016 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF (Albanian American Enterprise Fund) në vlerën njëqind e tridhjetë e katër mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Ruci, familja Berisha dhe familja Tafaj.
Sa i takon pagave për bashkëshortët apo bashkëjetues, lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshortja e deputetit Tom Doshi zonja Xhovana Doshi , dhe pason me zotin Florion Mima për shkak të pagës së zonjës Greta Mima, me zotin Parid Cara si bashkëshort i zonjës Lorenza Pietra Benati. Zonjat Mucmata dhe Gjiknuri lënë pas zonjën Linda Rama. Në renditje sipas të ardhurave të bashkëshorteve të deputetëve Kryeministri mban renditjen me numër shtatë.
Shitje asetesh
Gjithashtu janë një grup veprimesh si shitje asetesh të kompanive nën zotërim, kalim të drejta pronësie, rivlerësim prone, legalizime, rimbursime dëmi, shkëmbime pronash të cilat megjithëse krijojnë shtesa pasurie apo ndryshime pasurore nuk reflektohen qartë se në cilën pjesë janë konvertim i një pasurie nga një formë në tjetrën, e në secilin rast janë të pasuri shtesë me efekte të tatueshme. Për këtë arsye këto kategori ndryshimesh janë vendosur tek kategoria “të tjera” ku spikatin deputetët Doshi, Veliaj, Ylli, Tavo, Kapurani, Bitri, Kryemadhi. Po në këtë kategori janë vendosur disa dhurime pronash ku jepet një përshkrim i pronës pa specifikuar vlerën e regjistrimit apo vlerën e tregut të saj. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore dhe për të cilat në të shumtën e rasteve nuk mund të identifikojmë vlerën monetare të gjeneruar apo fituar, kundrejt thjesht konvertimit apo tjetërsimit të pasurisë së mëparshme. Njëzetë e pesë deputetë kanë gjeneruar të ardhura (hyrje në llogari) nga kjo kategori. Këtu mund të kategorizojmë edhe një kontratë shitje pasurie me vlerë gjashtëqind mijë euro, deklaruar nga Shkëlzen Berisha, person në detyrim për deklarim si bij madhor i ish kryeministrit Berisha. Kjo është një kontratë për tjetërsim pasurie nga pasuri e patundshme në pasuri aset monetar.
Të ardhura nga gjyqet
Dy deputetë të Partisë Socialiste Namik Dokle dhe Asllan Dogjani kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën. (Monitor)
Të fundit



Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33