Flash News

KRYESORE

Lajm i madh për Chelsean, CAS merr vendimin e fundit

Lajm i madh për Chelsean, CAS merr vendimin e fundit

Chelsea është e lirë! Skuadra londineze do të futet shumë shpejt në merkato, pasi CAS-i ka vendosur që sanksionet për bllokimin e dritares së transferimeve të anulohet. Trajneri Frank Lampard ka mësuar vendimi dhe tani situata do të jetë krejt tjetër me teknikun që ka piketuar Jadon Sanchon. CAS-i e dha vendimin ditën e sotme dhe e argumentoi me përmbajtjen e mëposhtme.

"Vendimi i Komitetit të Apelit të FIFA-s, i datës 11 Prill 2019, në të cilin Chelsea u shpall përgjegjës për shkeljen e Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve (RSTP), ndaj u ndalua të transferonte lojtarë të rinj, kombëtar dhe ndërkombëtar, për dy periudha regjistrimi (merkatoje) radhazi, si dhe u gjobit me 600.000 CHF, u qortua dhe u paralajmërua për sjellje të tilla në të ardhmen, është modifikuar.

Sanksionet e mëposhtme janë shqiptuar tani nga CAS: Chelsea është ndaluar të transferojë ndonjë lojtar të ri, kombëtar ose ndërkombëtar, për një periudhë regjistrimi, të cilën klubi e ka konsumuar tashmë, gjatë merkatos së verës 2019. Chelsea urdhërohet t'i paguajë FIFA-s një gjobë prej 300.000 CHF”.

Të fundit