Flash News

KRYESORE

Lajmi i fundit/ Tjetër tërmet në vend, epiqendra pak kilometra nga Tirana

Një tjetër lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë pak minuta më parë në orën 21.31. Tërmeti e ka pasur epiqendrën 26 kilometra larg Tiranës dhe me një thellësi prej 10 metrash.

Kjo është lëkundja e disatë radhazi me magnitudë 3 pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8 dhe me intensitet 7.5 që goditi vendin tonë më 21 shtator, duke lënë disa të lënduar dhe qindra banesa të dëmtuara.

Sizmiologët thonë se është normale që të ketë lëkundje të tjera pas një tërmeti të fuqishëm si ai i 21 shtatorit. Sa më të fuqishëm të jenë tërmetet fillestare, aq më të shpeshta do të jenë lëkundjet që vijnë pas tij, por që nuk kanë asnjëherë fuqinë e të parit.

Të fundit