KRYESORE

Ledion Liço viktimë e bullizmit: Mbyllesha në dhomë dhe qaja

Moderatori Ledion Liço ndodhet sot në majat e suksesit të tij, por fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë tregon Liço.  Ai deklaroi n një intervistë për “Pop Culture” se ka qenë viktimë e bullizmit pasi të gjithë talleshin me dialektin e tij.

Këtë ai e ka vuajtur shumë dhe siç tregon Ledioni mbyllej në dhomë dhe qante më orë të tëra.

“Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mund të flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt”, shprehet Ledioni.

Gjithashtu Ledioni Liço ka treguar edhe për një sherr të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Por moderatori i kishte ngrënë gishtin e vogël, pasi sipas tij nuk kishte forcë tjetër.

Të fundit