Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
“Liri me pikatore”, Rama: Javën e ardhshme fillon lehtësimi i masave
Qeveria po planifikon lehtësimin e masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një video-mesazh mbrëmjen e të mërkurës, ku njoftoi se lehtësimi do të fillojë në momentin që do të fillojë ulja e kurbës.
“Nuk dua t’ju entuziazmoj para kohe por po detajojmë një plan për lehtësimin e masave që do vendoset në zbatim menjëherë sapo kurba të fillojë uljen. Nuk e di dhe nuk na e thotë askush në botë se kur do të ndodhë kjo. Deri në mes të prillit do të kuptojmë se sa thellë është shtrirë armiku mes nesh. Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes duke filluar me pikatore nga java e ardhshme po qe se numrat do na e lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren. Prisnim një kërcim të numrave javën që lamë pas. Kjo nuk do të thotë asgjë. Vigjilencë dhe rezistencë. Pa u lodhur dhe pa u mërzitur. Fati i kësaj lufte nuk varret vetëm nga armiku por nga rezistenca jonë. Ditë për ditë, pa menduar ç’do ndodhë nesër.”- tha Rama.
Rama tregoi edhe fokusin e bisedës me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë në vend dhe Bankës Qendrore. “Sot me bankat diskutuam instrumentin financiar të garancisë sovrane 100 mln dollarë për të paguar punonjësit dhe kjo do të funksionojë menjëherë. Edhe shtyrja e kësteve të kredive për tre muaj do të bëhet sikur e kemi urdhëruar. E di që ka pasur probleme me bankat, por duke u lutur me besim dhe durim. E di që shumë punonjësve po u shkurtohet puna, ndërkohë që shumë gjinkalla thonë që të shkojmë përtej garancisë sovrane se nuk do ta shfrytëzojmë. Mbase na duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane, por jo sot dhe sy mbyllur. Pasi do të analizojmë sjelljen e kompanive në raport me instrumentin. Dhe së dyti nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë. Por sa do të zgjasë kategorive që do u derdhin paratë do ua derdhim deri në fund të luftës”, tha Rama.
Gjithashtu, Kryeministri njoftoi se qeveria po punon për të siguruar financime dhe nga jashtë për të përballuar situatën. "Ndërsa përfituesit e mundshëm nga zgjerimi i paketës, do i përcaktojmë jo më parë se 15 Prilli se duhet të shikojmë të dhënat nga fronti i luftës. Ne po punojmë për financime edhe nga jashtë vendit, por lufta nuk është lokale dhe as rajonale, por lufta e tretë botërore dhe kanalet nuk janë zgjeruar dhe të gjithë po shikojnë shtëpitë e tyre." tha Rama.