Flash News

KRYESORE

Makron ishte i bindur përpara takimit për ‘JO’-në ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Euronwes publikon videon me detajin

Makron ishte i bindur përpara takimit për ‘JO’-në

Presidenti francez Emanuel Makron ishte i bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të merrnin ‘jo’ si përgjigje për çeljen e negociatave, akoma pa u zhvilluar takimi i 17 tetorit. Në vendimin e tij, kreu i qeverisë së Francës pati pas vetes edhe skeptikët e tjerë si Hollanda, Danimarka, Spanja dhe Greqia.

Euronews Albania ka publikuar një video ku Makron thotë se do të ishte një gabim i tmerrshëm nga ana e BE-së nëse do ta merrte vendimin për negociatat me Maqedoninën e Veriut, të ndarë nga Shqipëria.

“Presidenti francez EmmanuelMacron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euroneës krahas videos së deklartës së Makron.

Ndër të tjera, në këtë video presidenti francez deklaron: “Dje dëgjova sikur ne pothuajse kishim arritur një uninamitet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë pro që Maqedonisë së Veriut ti çelen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.

Linku ku mund të shikoni videon: 

https://twitter.com/EuronewsAlbania?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1185225906962554880&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-do-te-ishte-gabim-i-tmerrshem-detaji-ne-deklaraten-e-macron-pas-jo-se-per-negociatat%2F

Të fundit