Flash News

KRYESORE

Maqedoni/ VMRO-DPMNE bojkoton Xhaferin: Nuk është kryetar legjitim

Maqedoni/ VMRO-DPMNE bojkoton Xhaferin: Nuk është kryetar legjitim

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE nëpërmjet një lajmërimi ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend, që do të mbahet sot.

“Talat Xhaferi nuk është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në procedurë ligjore dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk sheh arsye se për çfarë do të bisedohej me deputetin Talat Xhaferi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar në kushte të jashtëzakonshme, kur partia e Gruevskit bllokoi punën e Kuvendit me zgjatje të debatit. Pas zgjedhjes së Xhaferit pasuan sulmet ndaj deputetëve dhe gazetarëve në sallën e Kuvendit, ku mbetën të lënduar më rëndë Ziadin Sela, Zoran Zaev dhe Damjan Mançevski.

 

 

Të fundit