Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e re për ‘Brexit’, Theresa May: Deputetët të vendosin nëse duan ta çojnë në referendum

Marrëveshja e re për ‘Brexit’, Theresa May: Deputetët

Kryeministrja britanike, Theresa May ka folur sot për marrëveshjen e re të ‘Brexit’. Ajo e përmblodhi në 10 pika planin e ri për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Në pikën 9, May tha se do të jenë deputetët ata që do të vendosin nëse marrëveshja për ‘Brexit’ do të kalojë për referendum, ku qytetarët të votojnë nëse e pranojnë ose jo. Deputetët kanë rrëzuar tre propozime të mëparshme të kryeministres May për ‘Brexit’.

Dështimi për të kaluar në Parlament marrëveshjen për ‘Brexit’ e ka vendosur në pozicion të vështirë May-n, të cilës i është kërkuar së fundmi dorëheqja nga drejtimi i Partisë Konservatore.

51.9% e britanikëve votuan në qershor të 2016-ës për t’u larguar nga bashkimi më i madh i shteteve në Evropë, por prej tre viteve Londra nuk ka mundur të formulojë një qëndrim unik sa i përket marrëveshjes që do të nënshkruhet me Brukselin për largimin nga unioni.

Të fundit