Flash News

KRYESORE

Mbesa e Osman Kazazit për Politiko.al: Çdo ditë në çadër; Edi Rama më persekuton që nga 2009

Mbesa e Osman Kazazit për Politiko.al: Çdo ditë në

Zamira Kazazi (Bushati), mbesa e Osman Kazazit, i cili vuajti 42 vjet në burgjet komuniste, i ka shkruar Politiko.al një letër prekëse në formë komenti, ku rrëfen, jo vetëm persekutimin 'e vjetër' të familjes, por edhe 'të riun'. Ajo shkruan se në vitin 2009, Kryeministri aktual, asokohe kryetar Bashkie, ia ka marrë shtëpinë shekullore të familjes ku lindi Osman Kazazi dhe ia ka dhënë një firme qa ka lidhje me ish-Kryeprokurorin Arben Rakipi. Në vitin 2009, tregon Kazazi, Edi Rama është përkujdesur personalisht që unë të iki nga puna.

 

Përse unë shkoj në çadër, dhe do të shkoj deri në fitore, sikur të më kushtojë edhe jetën

Zamira Kazazi

Që në nëndor 1944, baballarët e këtyre që janë sot në pushtet, arrestuan gjyshin e fëmijve të mi. Osman Kazazi hyri në burg në vitin 1944 dhe doli prej andej në vitin 1986. Gjithë familja e tij e kaloi jetën kampeve të internimit. Torturat çnjerëzore përfshinin kamzhikë, heqje thonjsh, futje spicash, ashkla druri te thonjtë e duarve dhe këmbëve, futje e trupit komplet në gropë të mbuluar me dhe duke lënë vetëm kokën jashtë e shumë të tjera.

Për ata që nuk e dinë, këta që janë sot në pushtet janë kanibalë; bijtë e gjakpirësve që masakruan prindërit tanë dhe na detyruan ne të rriteshim internimeve. Dhe Edvin Rama, banditi që është sot në pushtet, fatmirësisht në ikje, nuk u ngop me torturat shtazarake që bënë baballarët e tij, por e vazhdoi persekutimin e familjes time duke prishur shtëpinë në shtator 2009 kur ishte kryetar bashkie. Bëhet fjalë për një shtëpi qindra vjeçare tironase. E prishi për hakmarrje politike, me gjithë mobilje brenda, dhe për aferat e tij korruptive ia dha firmës "Lid shpk", të ish-Kryeprokurorit Arben Rakipi.

Prej vitit 2009 ne endemi gjyqeve. Ajo shtëpi ku lindi 'Mandela shqiptare', Osman Kazazi, në qendër të Tironës, duhet të ishte shtëpi-muze pasi aty u krjua për herë të parë Shoqata e ish të përndjekurve politikë. Ajo shtëpi ka pritur e përcjellë me qindra e mijëra të përndjekur, personalitete të shumta,  ambasadorë, politikanë të huaj e shqiptarë duke përfshirë të ndjerin Ibrahim Rugova, Zekrija Canën, Sali Berishën, e plot e plot të tjerë.

Edi Rama vazhdon më tej kontratën, i pangopur me atë çka na ka bërë, dhe kujdeset vetë në shtator 2015 dhe merr në tel e shantazhon duke kërkuar dorëheqjen time nga puna. Si mundet që një Kryeministër të marrë në telefon një punonjëse të thjeshtë e t'i kërkojë të japë dorëheqjen??!!! Vetëm një psikopat, një njeri anormal e bën këtë gjë….

U kujdes vetë deri në largimin tim nga puna. Kjo është kontrata që bijtë e gjakpirësve kanë nënshkruar me ne të përndjekurit: Të na shkatërrojnë. Por, këtu është fundi, prandaj jam e pranishme çdo ditë në çadër për ta shporrur njëherë e përgjithmonë këtë qeveri krimi. Por ama këtë rradhë do ta shkulim me rrënjë që kontrata e tij të bëhet nul…

Aty në çadër do jem, sikur të më kushtojë edhe jetën time. Aty do jem, përkrah Lulzim Bashës, sepse unë besoj. Unë besoj se kauza jonë do të fitojë!

Të fundit