Flash News

KRYESORE

Mediu: Çdo gjë ka marrë fund, jetojmë në republikë bananesh

Mediu: Çdo gjë ka marrë fund, jetojmë në

Kryetari i PR-së Fatmir Mediu, reagoi pas dështimit të mbledhjes së KQZ-së pas kërkesës së bërë nga partia e tij LSI-ja dhe PAA-ja për të filluar procesin e përgatitjes për zgjedhjet lokale sipas dekretit të Ilir Metës në 13 Tetor

Ai thotë se PS-ja me mospjesëmarrjen në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe institucionet dhe kjo sipas tij mjafton që Kuvendi të mblidhet dhe të shkarkojë katër anëtarët.

"Çdo gjë ka marrë fund nuk ka Kushtetutë, nuk ka shtet, nuk ka Institucione, jetojmë në republikë bananesh. Partia Socialiste me mospjesëmarrjen e saj ne KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe institucionet. Mosparaqitja e anëtareve të KQZ-së në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni. Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh Dekretit te Presidentit në fuqi dhe s'kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën.

Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhershëm. Kuvendi duhet të mblidhet menjëherë e të marrë masa. Duke mos u paraqitur ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitikë dhe kanë marrë hapur krah politik, si celulë e Partisë Socialiste. Opozita ka përgjegjësinë historike për të gjetur zgjidhje, në partneritet me faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët" tha Mediu.

Të fundit