Flash News

KRYESORE

Mekanizëm për shtyrjen e zgjedhjeve? Basha: Rama i ka shtyrë dy herë në 2007-n, sot është në panik

Mekanizëm për shtyrjen e zgjedhjeve? Basha: Rama i ka shtyrë dy

Kryedemokrati Lulzim Basha, është pyetur nga gazetarët nëse ka PD ndonjë platformë ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, por pa shkelur Kushtetutën.

Basha u shpreh se Edi Rama është në panik, ndërsa përmendi rastin e 2007-s ku Rama shtyu dy herë zgjedhjet.

“Eshtë Edi Rama që ka shtyrë dy herë zgjedhjet lokale me vitin 2007. Mekanizëm pra ka, se nuk besoj qe është rrënuar kaq shumë, sa të mos mbaje mend se zgjedhjet jane shtyre dy herë.

Jane jusifikimet e fundit të njeriut që ka humbur lidhjet me relaitetin. Ai është ngjitur pas karriges, që e ka marrë  peng krimi i organizuar. Dhe nuk është jusutfikim ajo që thotë se nuk iki se jam i këcënuar. Kush e kërcënon? Krimi i organizuar? Është ngjarje e ndodhur me parë edhe kjo. Një kryeminsiter i marrë peng nga krimi duhet të largohet një orë me parë. Por besoj se ai është bashkëpunëtor me krimin. Këtë e provon edhe lista e kandidateve. Kandidati i Shijakut i vendodur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shumë shpejt do dalin fakte për këtë”, tha Basha.

Të fundit