Flash News

KRYESORE

'Mëngjesi i Lutjeve' në Uashington; Lista me të ftuarit nga Shqipëria

'Mëngjesi i Lutjeve' në Uashington; Lista me të ftuarit

Mëngjesi i Lutjeve, një event që zhvillohet në Uashington të enjten e parë të shkurtit të çdo viti ndër 3500 të ftuarit do të ketë edhe politikanë shqiptarë. Burime të Politiko bëjnë me dije se lista e sivjetshme e të përzgjedhurve shqiptarë përbëhet nga Presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministri i Arben Ahmetaj, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ish-deputeti demokrat Gert Bogdani dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri.

Mëngjesi i Lutjeve, i njohur edhe si Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve dhe më parë si Mëngjesi Presidencial i Lutjeve është një event i përvitshëm që organizohet që prej vitit 1953. Që në vitet '80 ai mbahet në të njëjtin vend në hotelin Washington Hilton.

Mëngjesi i Lutjeve organizohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe përveç personaliteteve vendase ka të ftuar nga shumë vende të botës. Një nga arsyet se pse Mëngjesi i Lutjeve lakmohet nga dinjitarët e huaj është pjesëmarrja e Presidentit amerikan.

Të fundit