Flash News

KRYESORE

Meta 'bie dakord' me maxhorancën për Komisionin e Venecias: Bënë mirë që e ftuan, në të kundërt do e ftoja unë

Meta 'bie dakord' me maxhorancën për Komisionin e Venecias:

Në konferencën me gazetarët, Presidenti Ilir Meta vlerësoi rëndësinë e Komisionit të Venecias, i cili u ftua nga maxhoranca për të hetuar shkarkimin e tij.

Meta tha se i beson rendësisë të këtij Komisioni pasi edhe më herët vendimet e tij për Shqipërinë kanë qenë korrekte dhe serioze.

“Nuk është Komisioni i Venecias si politikanët tanë që tjetër thonë edhe tjetër bëjnë. Reformën në Drejtësi me Venecian e bëmë dhe bëmë shumë mirë. Shumë mirë kanë bërë që ftuan Venecian para se ta ftoja unë. Rekomandimet e tyre janë të sakta. Në lidhje me Vetingun Venecia tërheqi vëmendjen, po ashtu për gjykatën Kushtetuese ka dhënë kontribut. Shqipëria s’ duhet të ngelte asnjë ditë pa gjykatë kushtetuese dhe ky mendim i takon këtij komisioni”-deklaroi Meta.

 

Të fundit