Flash News

KRYESORE

Meta merr dhuratën e veçantë për Krishtlindje nga Kryepeshkopi Janullatos

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos, me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Takimin e ka pasqyruar në Facebook, teksa thekson se ka marrë prej tij një dhuratë të veçantë, kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore.

Të fundit