Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Meta zbardh dekretin dhe arsyet pse zgjodhi Marsida Xhaferllarin si gjyqtare në Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta ka zbardhur dekretin që emëron Marsida Xhaferllarin si gjyqtare në Gjykatën Kushtuese.
Në faqen zyrtare të presidencës, Meta ka renditur edhe arsyet që sipas tij kanë çuar në përgjedhjen e saj si një nga 9 gjyqtarët që përbëjnë kuorumin e Gjykatës Kushtuese, si dhe eliminimi i saj nga KED, sipas tij në mënyrë jokorrekte.
“Presidenti i Republikës në përfundim ka vendosur që të përzgjedhë kandidaten Marsida Xhaferllari për t’u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kryesisht mbështetur në këto arsye të cilat evidentohen dhe janë vlerësuar edhe më hollësisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vendimet e tij.
Zonja Marsida Xhaferllari, në vitin 1997, është diplomuar “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 2000 zonja Xhaferllari ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe është diplomuar “Magjistrat Gjyqtar” me rezultat “Shumë mirë”.
Zonja Marsida Xhaferllari ka një eksperiencë të larmishme pune prej më shumë se 20 vitesh, si Gjyqtare, Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit, Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe që prej janarit 2013 në detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoritatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Zonja Xhaferllari ka qenë përfaqësuese e Këshillit të Ministrave në shqyrtimin e mbi 50 çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, si dhe përfaqësuese e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në çështjet në Gjykim pranë kësaj gjykate.
Ushtrimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Kodifikimit tregon për një kontribut në lidhje me harmonizimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe aktet ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim.
Përgjatë periudhës 2015–2016 zonja Xhaferllari ka qenë eksperte në Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë në Drejtësi, për përfaqësimin e KLD-së, në tryezat e punës të drejtuara nga ekspertë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, në hartimin e legjislacionit për gjyqësorin.
Zonja Marsida Xhaferllari, ka qenë gjithashtu e angazhuar si eksperte dhe pedagoge e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës, në lëndët e së drejtës publike. Gjithashtu, për 5 vite, ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Zonja Xhaferllari është autore edhe e disa botimeve, kryesisht në fushën e të drejtës administrative.
Zonja Marsida Xhaferllari, gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Përgjatë karrierës së saj ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi.
Për më tepër pas konstituimit dhe fillimit nga funksionimi të organeve të rivlerësimit kalimtar, zonja Xhaferllari në detyrën e Kryeinspektores së KLD-së, ka treguar një nivel të lartë bashkëpunimi me të gjitha institucionet e reja të sapo krijuara dhe duke ndikuar pozitivisht në nisjen e këtij procesi.
Me angazhimin profesional të zonjës Xhaferllari u hartuan dhe miratuan nga Këshilli aktet nënligjore dhe format standarte të komponentit profesional të vlerësimit për gjyqtarët në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar. Përgjatë periudhës shtator 2017 – nëntor 2018 nën mbikqyrjen e zonjës Xhaferllari Inspektoriati i KLD-së, ka hartuar dhe miratuar mbi 100 raporte vlerësimi për gjyqtarë të ndryshëm për efekt të procesit vetting sipas kërkesave dhe drejtimit të këtij procesi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në lidhje me këto kushte dhe kritere që duhet të plotësojë një kandidat për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për kandidatin Marsida Xhaferllari është shprehur qartë dhe ka bërë vlerësimet përkatëse në Vendimin nr. 111, datë 06.08.2019 për “Lejimin e kandidimit të zonjës Marsida Xhaferllari në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019” dhe në Vendimin nr.126, datë 10.09.2019, për “Vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës zonjës Marsida Xhaferllari për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019”, sqaron presidenti.
Po ashtu, presidenti thekson se veprimtaria e KED-së, lidhur me ketë kandidaturë, ishte ndjekur në mënyrë jokorrekte dhe në shumë raste sipas tij ka edhe me shkelje ligjore që synonin qartazi, diskriminimin e kandidaturës në fjalë, me qëllimin fillestar për ta s’kualifikuar në mënyrë të padrejtë apo edhe atë fundor për ta vlerësuar dhe renditur me po kaq të padrejtë, sa më poshtë në listë, për ta eleminuar nga mundësia e përzgjedhjes.
“Nga informacioni i siguruar dhe veprimtaria e KED rezulton se ka patur një korrespondencë intensive të kandidates me KED lidhur me këtë proces. Presidenti i Republikës, është i kujdesshëm, për të mos ndërhyrë në një veprimtari të brendshme të një organi tjetër siç është KED, por i gjendur para situatave të tilla i merr ato parasysh, në vlerësimin dhe përzgjedhjen që duhet të bëjë.
Ka rezultuar se për këtë kandidate, dy anëtare të KED-së, në mënyrë të paarsyeshme, e kanë vlerësuar kandidaten me 0 (zero) pikë. Për asnjë kandidat tjetër nuk ka ndodhur një vlerësim kaq ekstrem.
Vetëm për arsye të këtij vlerësimi diskriminues nga dy anëtarë të KED-së, kandidatja në fjalë, u rendit e 4-ta në radhë në listën fillestare.
Presidenti i Republikës, ka analizuar dokumentacionin edhe në prizmin për të kuptuar shkaqet e vërteta të kësaj sjellje të disa anëtarëve të KED. Ka rezultuar se ndaj kandidates në fjalë është ndjekur një proces i verifikimit të kushteve të kandidimit, i ndryshëm nga kandidatët e tjerë, me nota të forta diskriminimi.
Përsëri KED ka vlerësuar përfundimisht se zonja Marsida Xhaferllari i plotësonte kushtet e kandidimit.
Nga shqyrtimi i plotë i kësaj çështje Presidentit të Republikës i rezulton se qëndrimi i kandidates, në raport me veprimtarinë e KED-së, ka qenë dinjitoz, profesional dhe në lartësinë e kurajos civile që duhet të karakterizojë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Edhe pse vazhdimi i kandidimit të mëtejshëm varej nga sjellja paragjykuese e KED-së, edhe pse dukej qartë tendenca diskriminuese e disa anëtarve, ajo nuk ka bërë kompromis me këto vlera.
Këto janë vlera thelbësore që qendrojnë në themel të përzgjedhjes që Presidenti i Republikës dhe kushdo autoritet tjetër duhet të udhëhiqet. Posti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, si edhe të tjera poste të rëndësishme shtetërore, kërkojnë që zyrtari publik të udhëhiqet nga këto vlera.
Janë këto vlera të demostruara, të cilat japin garanci, se një anëtar i Gjykatës Kushtetuese, nuk do të përthyhet nga presioni shtetëror apo politik apo i çdo natyre, se nuk do të bëjë kompromis në dëm të Kushtetutës dhe se do mbajë lart reputacionin e Gjykatës Kushtetuese.
Janë pikërisht këto vlera dhe cilësi të larta profesionale që ka aspiruar edhe Reforma në Drejtësi të arrijë përgjatë miratimit dhe zbatimit të saj.
Ndaj Presidenti i Republikës, pa asnjë mëdyshje ka bërë këtë përzgjedhje, për vendin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që i takon atij të përzgjedhë.
Po kështu Presidenti i Republikës vlerëson shumë faktin se, kjo kandidate ka vendosur të kandidojë vetëm për një vend vakant nga 4 (katër) vende që kanë qenë të shpallura për aplikim nga organet e emërtesës (President, Kuvend).
Ky fakt, tregon integritet dhe personalitet, pasi edhe pse ligji nuk e mohon si mundësi për të konkuruar njëherazi në shumë vakanca, kjo kandidate nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi.
Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Republikës edhe pse ka ende afat në dispozicion ka vendosur sërish që të shprehet pa vonesë edhe për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të fillojnë sa më shpejt detyrën që u është besuar dhe të ushtrojnë sa më shpejt mandatin qoftë dhe për vendime apo çështje që mund të shqyrtohen në kolegjet me tre anëtarë të kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56