Flash News

KRYESORE

Milo sqaron prapaskenat: Refuzova ofertën e Metës për të negociuar me Ramën

Milo sqaron prapaskenat: Refuzova ofertën e Metës për të

Historiani Paskal Milo ka pranuar se presidenti Ilir Meta i ka kërkuar të negociojë me Edi Ramën për të zgjidhur krizën. Në studion e emisionit “Open”, Milo theksoi se e ka refuzuar një rol të tillë, pasi raportet e tij me Ramën nuk janë si më parë.

Nisur nga kjo Milo sqaroi se ai nuk e mori përsipër atë që Meta i ka kërkuar, por që është i gatshëm ta bëjë atë institucionalisht.

“Është e vërtetë që unë jam takuar. Me Metën kemi folur për një formulë si të zgjidhej kriza dhe Presidenti më ka propozuar që unë të isha negociator për të ulur në tavolinë atë dhe Ramën por unë nuk kam pranuar”, sqaroi Milo.

Historiani shtoi se ndërkombëtarët, kryesisht amerikanët po lëvizin ‘gurët’ dhe pret qe kriza të zgjidhet shpejt me ndërmjetësimin e tyre.

Të fundit