Flash News

KRYESORE

Natë e zezë edhe për Barcelonën, Atletiko Bilbao e mposht në Kupë

Natë e zezë edhe për Barcelonën, Atletiko Bilbao e mposht

Pas Real Madridit, radhën për t'u eliminuar nga Kupa e Mbretit sonte e pati Barcelona. Ekipi katalanas u mposht nga Athletic Bilbao nga një gol i pësuar në minutat shtesë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Inaki Williams, i cili u bë hero i ekipit bask. Messi humbi një shans të artë pak para se të mbyllej ndeshja. Historia do të ishte krejt ndryshe, por argjentinasi nuk ia doli dot.

Në “San Mames” ishte një festë e jashtëzakonshme, sepse sfida pati duele të forta dhe 10 kartonë të verdhë. Madje, edhe Leo Messi u zverdh. Bilbao gjendet mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Mbretit dhe do kërkojë të fitojë trofeun.

Të fundit