Flash News

KRYESORE

Ndaloni ankesat dhe mësoni sekretin se si të qëndroni ngrohtë në dimër

E dimë shumë mirë se meshkujt kanë më shumë "ankesa" se femrat kur bëhet fjalë për probleme shëndetësore, për të ftohtin apo dhe një grip i thjeshtë. Prandaj para se të nisë i ftohti i madh dhe që të na kurseni dhe ne femrave nga ankesat e përhershme tuajat, duhet të përgatiteni që tani që ky dimër të ju gjejë të "rehatuar" dhe ngrohtë.

Por si?

Revista "G.Q" ka disa sugjerime specifike për ju duke këshilluar pulovra prej kashmiri. Sidomos në këtë periudhë që nisin dhe uljet e mëdha për festat e fundvitit, mund të merrni disa dhe kështu do jeni dhe ngrohtë dhe do kurseni para.

Përveç kësaj, një pulovër kashmiri garanton cilësi, ngrohtësi dhe ju do ngjani i veshur shumë shtrenjtë dhe i kuruar.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni disa ide dhe modele që të frymëzoheni e mos të shkoni pa asnjë vendim në dyert e dyqaneve:

 

Të fundit