Flash News

KRYESORE

Ndërsa shqiptarët po largohen, BE në Shqipëri sjell shembuj suksesi të të rikthyerve

Ndërsa shqiptarët po largohen, BE në Shqipëri sjell shembuj

Një nga problemet më shqetësuese aktualisht në Shqipëri, është largimi i të rinjve dhe sidomos pjesës më të arsimuar të popullsisë. Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të largohen për në shtetet e tjera, në kërkim të mundësive më të mira, por edhe sepse ndihen të zhgënjyer.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka sjellë shembullin e Bledar Kolës, shef në restorantin “Mullixhiu”.

“Të gjitha sakrificat, përkushtimi dhe pasioni për ëndrrën e tij padyshim që janë shlyer, duke e vendosur pikëpamjen e tij moderne mbi kuzhinën shqiptare në hartën gastronomike dhe në disa prej udhërrëfyesve më të njohur të kulinarisë në botë!

Është kënaqësi të shohësh njerëz si Bledar të kthehen në Shqipëri, sepse ai i ka dhënë këtij vendi më shumë se sa thjesht ushqim të shkëlqyer, ai është një dritare në jetën dhe traditën shqiptare për të gjithë ata që kanë kënaqësinë të shijojnë gatimet e tij! Bledari, me historinë e tij frymëzuese, po bëhet më shumë se sa një shembull për të rinjtë në Shqipëri, por edhe për ata evropianë!”, ishte mesazhi i faqes zyrtare në Facebook të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Të fundit