Flash News

KRYESORE

Ndërtimet në bregdet, inspektorët e IKMT-së: Ne mbajmë procesverbal për të gjitha objektet, se ça bën ai lart është puna e tij

Ndërtimet në bregdet, inspektorët e IKMT-së: Ne mbajmë

Aksionet për prishjet e objekteve, kryesisht në bregdet, kanë ngritur gjithmonë dyshime se ato kanë qenë selektive, pasi janë shembur objekte të cilët cilësoheshin pa leje ndërkohë që objekte të tjerë, pranë tyre, apo të ndërtuara edhe në rërë vijojë të jenë ende në këmbë.

Biseda e regjistruar mes dy inspektorëve të IKMT-së dhe një banori të Jalës, të cilit ju shemb banesa dhe lokali pak ditë më parë, hedh dritë për mënyrën sesi merren vendimet për shembjen ose jo të objekteve.

Një prej inspektorëve tregon fillimisht një rast, në video nuk përmendet emër, ku një biznesmen ka ndërtuar dy pisha, një me leje ndërsa tjetrën pa leje, siç thotë inspektori.

Inspektorët e IKMT-së thonë gjithashtu se për të gjitha objektet ata mbajnë procesverbal por ‘se çfarë bën ai lart është punë e tij’.

Sipas inspektorit, duket se vendimet për shembjen e objekteve merren lart, duke ju referuar njerëzve me pushtet dhe pikërisht për këtë i sugjeruan pronarit që të ofronte ryshfet.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=BAcO0xsBDpE

 

 

 

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50