Flash News

KRYESORE

Në Greqi japin alarmin: Evropa të përgatitet për një valë të re emigrantësh

Në Greqi japin alarmin: Evropa të përgatitet për një

Në Greqi janë të sigurt se shumë shpejt, një valë e re emigrantësh do të dyndet drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se vendi i tij nuk mund të kthehet në stacionin e parë të emigrantëve dhe nuk ka më kapacitete për t’i mbajtur ata.

“ Do të ketë pasoja për ata që zgjedhin të mos marrin pjesë në këtë manovër të solidaritetit evropian. Një valë e re emigrantësh pritet që t’i drejtohet vendeve të Be-së, e ne nuk mund të përballojmë të tillë fluks.”, tha kreu i qeverisë greke.

Ai shtoi se disa shtete të BE-së nuk duhet që ta shikojnë si një problem vetëm të Greqisë dyndjen e emigrantëve, ndërsa në vend ndodhen rreth 70 mijë persona, që kërkojnë të futen në BE. Ai kërkon sanksione për të gjithë ato vende të cilat nuk marrin kuotën e caktuar.

Të fundit